LIGA E KOMBEVE/ Italia dhe Belgjika i bashkohen Francës me Spanjën në katërshen finaliste, ja rezultatet (VIDEO)
Përfundoi sot faza e grupeve në Ligën e Kombeve. Italia dhe Belgjika janë dy skuadrat e tjera që i bashkohën Francës dhe Spanjës për “Final 4” të kompeticionit. “Të kaltrit” mposhtën me rezultain 0-2 Bosnje Hercegovinën duke mbyllur grup A1 me 12 pikë.
Belgjika mposhti me rezultatin 4-2 Danimarkën falë golave të Lukakut, Tielemans dhe De Brujn. “Djajtë e Kuq” grumbulluan 15 pikë pas 6 ndeshjesh.
Fitore morën dhe Holanda me Anglinë. “Tulipanët” mposhtën Poloninë 1-2, kurse “3 Luanët” mposhtë thellë Islandën.
Një fitore që ra në sy, ishte shpartallimi i Rusisë nga Serbia. Ballkanasit shkatërruan 5-0 rusët në shtëpi.
Më poshtë ju sjellim rezultatet e 14 takimeve të sotme të Ligës së Kombeve:
BELGJIKË-DANIMARKË 4-2
Tieleman 3′, Lukaku 57′, 69′, De Bryjn 87′ / Uind 17′, Çadli 86′ (autogol)
BOSNJE/HERCEGOVINË-ITALI 0-2
Beloti 22′ , Berardi 68′
ANGLI-ISLANDË 4-0
Rice 20′ , Maunt 25′ , Foden 80′
POLONI-HOLANDË 1-2
Jozviak 6′ / Depaj 76′ , Vijnaldum 84′
AUSTRI-NORVEGJI 1-1
Grbiç 90’+4\ Zahid 61′
REP.ÇEKE-SLLOVAKI 2-0
Souçek 17′, Ondrasek 55′
HUNGARI-TURQI 2-0
Siger 57′ , Varga 90+5
IRLANDË-BULLGARI 0-0
IZRAEL-SKOCI 1-0
Solomon 44′
IRL.VERIUT-RUMANI 1-1
Bojse 56′ / Bicfalvi 81′
SERBI-RUSI 5-0
Rad0njiç 10′ , Joviç 25′, 45+1′, Vlahoviç 41′ , Mladenoviç 64′
UELLS-FINLANDË 3-1
Uilson 29′ , Xhejms 46′ , Mur 84′ / Puki 63′
GREQI-SLLOVENI 0-0
KOSOVË-MOLDAVI 1-0
Kastrati 31′
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"