Liga e Kombeve “gjymton” Liverpulin, tifozët i bëjnë presion Klopit për Shaqirin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 21:24

Liga e Kombeve “gjymton” Liverpulin, tifozët i bëjnë presion Klopit për Shaqirin

Duket se Liga e Kombeve e ka lënë të gjymtuar skuadrën e Liverpulit. “The Reds” tashmë do të vuajnë disa mungesa si në sulm ashtu edhe në mbrojtje si: Van Dijk, Mane, Salah dhe Keita.

Xherdan-Shaqiri-1021850

Ndërsa në ekipin e drejtuar nga Jurgen Klop ndodhet dhe lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Lojtari që përfaqëson ngjyrat e Zvicrës nuk ka luajtur shumë minuta me Liverpulin dhe tashmë tifozët e skuadrës së kuqe janë duke i bërë presoin trajnerit Klop kur skruajnë në rrjete sociale:

“Është koha për Shaqirin”.

“Shaqiri është gati për të startuar”.

“Djema, djema, e kemi Shaqirin, ai mund të luajë”.

“Shaqiri duhet të startojë kundër Hudërsfilldit”.

“Shaqiri meriton më shumë minuta dhe besoj se duhet të luajë nga fillimi kundër Hudërsfilldit”, – janë disa nga komentet e tifozëve në “Twitter” për Shaqirin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"