LIGA E KOMBEVE/ Franca eviton turpin falë Mbape dhe Zhiru, De Biazi sheh dritë në fund të tunelit. Turqia në play-off (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 0:24

LIGA E KOMBEVE/ Franca eviton turpin falë Mbape dhe Zhiru, De Biazi sheh dritë në fund të tunelit. Turqia në play-off (VIDEO)

Franca ka shmangur të paktën për momentin rënien në Ligën B falë fitores 2-0 ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve. Francezët ishin në vendin e fundit në grup, pas paraqitjeve shumë zhgënjyese që kishin dhuruar në këtë edicion edhe pse ishin fituesit në fuqi të turneut.

uefa-nations-league-the-state-of-play-heading-into-the-final-matchday

 

Megjithatë, golat e Mbape dhe Zhiru në pjesën e dytë siguruan që francezët të dilnin me 3 pikë nga fusha e lojës e të kapërcenin pikë4risht austriakët në renditje, në një grup ku nuk kanë shanse për të shkuar në finalet e turneut pasi vendi i parë është shumë larg. Ai mbahet nga Kroacia e fitoi 2-1 ndaj Danimarkës duke ia rrëmbyer pikërisht skandinavëve këtë pozicion.

Ndërkohë, në Grupin 4 të Ligës B, Holanda dhe Belgjika kanë vazhduar duelin në distancë duke mundur përkatësisht Poloninë dhe Uellsin, teksa do të diskutojnë në duelin direkt të javës së ardhshme vendin e parë në këtë grup.

Kurse Turqisë i mjaftoi në barazim 3-3 me Luksemburgun për të siguruar vendin e parë në grup, që e ngjit në Ligën B në edicionin e ardhshëm dhe i garanton një vend në play-off të Euro 2024.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja në transfertë e Azerbajxhanit të Xhani De Biazit në fushën e Sllovakisë. Vendasit kishin arritur të barazonin shifrat me shumë mundim me një penallti në minutën e 93-të, por skuadra azere ia doli të gjente golin në minutën e 5-të shtesë duke marrë një fitore të pamenduar e duke sjellë pak entuziazëm në radhët e kësaj përfaqësueseje ku puna e De Biazit është vënë në diskutim.

LIGA A
GRUPI 1
KROACI-DANIMARKË 2-1
49′ Sosa, Majer / 77′ Eriksen
FRANCË-AUSTRI 2-0
56′ Mbape, 64′ Zhiru

sdfsdfdfffff

GRUPI 4
BELGJIKË-UELLS 2-1
11′ De Bryjn, 37′ Batshuaj / 50′ Mur

POLONI-HOLANDË 0-2
14′ Gakpo, 60′ Bergvajn

sdffffsdfsdf

 

LIGA C
GRUPI 1
LITUANI-ISHUJT FAROE 1-1
44′ Slivka / 22′ Andreasen
TURQI-LUKSEMBURG 3-3
16′ Under, 39′ (ag) Shano, 33′ Juksek / 9′ Martins, 37′ Sinam, 69′ Rodrigues

asdsadasdddd

GRUPI 3
SLLOVAKI-AZERBAJXHAN 1-2
90’+3′ (p) Zhirka / 44′ Dadashov, 90’+5′ Haghverdi

xcccccx

LIGA D
GRUPI 1
LIHTENSHTEJN-ANDORRA 0-2
4′ Rosas, 81′ Cervos

asdfsdfasdf

FORMACIONET ZYRTARE

LIGA A
GRUPI 1

KROACI-DANIMARKË

sdfasdasdas

FRANCË-AUSTRI

asdasdasdsaddd

GRUPI 4

BELGJIKË-UELLS

asdasdasdasdasd

POLONI-HOLANDË

sdfsdafsdf

LIGA C

GRUPI 1
LITUANI-ISHUJT FAROE

asdasdasdfsdfas

TURQI-LUKSEMBURG

asdasdasdasdasddddd

GRUPI 3

SLLOVAKI-AZERBAJXHAN

 asdasdasdsaddddd

LIGA D

GRUPI 1

LIHTENSHTEJN-ANDORRA

asdasdasdasddddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"