LIGA E KOMBEVE/ Fitore në frymën e fundit, Kroacia mposht Spanjën. Njihuni me të gjitha rezultatet (video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 22:41

LIGA E KOMBEVE/ Fitore në frymën e fundit, Kroacia mposht Spanjën. Njihuni me të gjitha rezultatet (video)

 

Kanë përfunduar të gjitha takimet e natës së sotme në Ligën e Kombeve. Kroacia ka bërë një fitore të madhe ndaj Spanjës, në frymën e fundit me golin e shënuar në minutën e 93-t nga Jevdaj.

547dc0bc37adae9554e52cf1e24f3443o2
Ka qenë një ndeshje dramatike ku pjesa e dytë ka prodhuar 5 gola, ndërkohë që e para asnjë. Ishin kroatët që kaluan në avantazh me Kramariç në minutën e 54-t, por barazuan spanjollët me Kebalos vetëm 2 minuta më vonë. Jevdaj realizoi përsëri në të 69-ën, por u përgjigj Ramos me 11-metërsh në të 78-tët. Kur mendohej se gjithçka po mbyllej ka qenë përsëri Jevdaj që ka realizuar golin e fitores duke e futur Kroacinë në “valle” për kualifikim. Më poshtë edhe rezultatet e të gjitha takimeve.

LIGA A

Kroaci-Spanjë 3-2
Kramariç 54′ Jevdaj 69′ 90+3’/ Kebalos 56′ Ramos (p) 77′

Belgjikë-Islandë 2-0

Batshuai 65′ 81′

LIGA B

Austri-Bosnja 0-0

LIGA C

Greqi-Finlandë 1-0
Granlund (out)

LIVE/ Hungari-Estoni 2-0
Orban 8′ Zalai 69′

LIGA D

Andorra-Gjeorgjia 1-1
Martinez63’/ Çakvetadze 9′

Luksemburg-Bjellorusi 0-2
Dragun 3754′

San Marino-Moldavi 0-1
Damaskan 78

16:00 /Kazakistan-Letona 1-1

Suymbajev 37’/ Rakels 49’

Formacionet zyrtare:

Kroacia: Kaliniç, Jedvaj, Vida, Luvren, Vrsaljko, Rakitiç, Brozoviç Perisiç, Modriç, Rebiç, Kramariç.

Spanja: De Gea, Roberto, Ramos, Martinez, Alba, Sebajos, Buskets, Saul, Isko, Aspas, Rodrigo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"