LIGA E KOMBEVE/ Fiksohen titullarët, Shqipëria e gjitha në sulm në sfidën ndaj Izraelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 0:05

LIGA E KOMBEVE/ Fiksohen titullarët, Shqipëria e gjitha në sulm në sfidën ndaj Izraelit

Kuqezinjtë kanë zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në Durrës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

SHQIPERIA

Shqipëria do të sfidojë Izraelin, në ndeshjen që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45, teksa ekipi i Edi Rejës ka mbyllur dje përgatitjet, dhe paraditen e sotme do të fluturojë me çarter drejt Tel Avivit në një udhëtim që pritet të zgjatë 3 orë e gjysmë.

Dje i pranishëm në stërvitjen e përfaqësueses ka zbritur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, por edhe disa drejtues të tjerë.

Në këtë transfertë Edi Reja nuk do të ketë të gatshëm disa lojtarë, por nga grupi aktual që është thirrur, Myrto Uzuni është i vetmi në dyshim, edhe pse është bashkuar me grupin.

FORMACIONI – Teksa dhe ndryshimi i skemës do të vijë këtë ndeshje, ku trajneri italian pritet që të kalojë te moduli me katër mbrojtës, sa u përket lojtarëve mendohet që do ta nisin nga minuta e parë:

Etrit Berisha, Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Elseid Hysaj dhe Frederik Veseli, që do të formojnë repartin e mbrojtjes.

Në mesfushë, e cila do të përbehet nga tre lojtarë dhe Nedim Bajrami përpara tyre, pritet të jetë me Gjasulën, Abrashin dhe Asllanin.

Ndërsa në sulm, Shqipërinë do ta udhëheqë drejt kërkimit të një fitoreje dyshja Broja-Cikalleshi, ndërkohë që Myrto Uzuni mund të aktivizohet në pjesën e dytë, si pasojë e shqetësimit që ka.

KOM (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"