LIGA E KOMBEVE/ 39 gola në 18 ndeshje, Italia dhe Holanda pajtohen me paqe. Franca triumfon në Kroaci, shikoni të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 23:00

LIGA E KOMBEVE/ 39 gola në 18 ndeshje, Italia dhe Holanda pajtohen me paqe. Franca triumfon në Kroaci, shikoni të gjitha rezultatet (VIDEO)

Përfunduan sot 18 sfidat e mbrëmjes në Ligën e Kombeve. Supersfida Itali-Holandë u mbyll në barazim 1-1. Kampionët e botës Franca fitoi jo pa lodhje ndaj Kroacisë me rezultatin 1-2 falë golave të Grizmanit dhe Mbapesë. Portugalia nuk e pati problem pa Kristiano Ronaldon të mposhte Suedinë. Bernardo Silva dhe Diogo Dalot nuk i kursyen verdheblutë nordik.

uefa liga e kombeve
Anglia zhgënjeu sot me Danimarkën në shtëpi duke u mundur me rezultatin 0-1. “Tre Luanët” e paguan humbjen e sotme dhe me daljen me karton të kuq të kapitenit Herri Meguajer. Lukaku dhe Levandovski ishin heronjtë e Belgjikës dhe Polonisë duke realizuar secili dopietë në fitore (1-2 me Islandën) dhe (3-0 me Belgjikën).

Izraeli realizoi një përmbysje të madhe duke kthyer rezultatin nga 2-0 për Sllovakinë në 2-3 në favor të tyre. Zahavi ishte heroi i ekipit izraelit duke realizuar tripletë personale.

Derbi ballkanik Turqi-Serbi përfundoi në barazim 2-2. Serbët nuk ia dolën të fitonin edhe pse kryesonin me rezultatin 0-2.

Kosova mori një pikë me vlerë në Greqi. “Dardanët” zhvilluan një ndeshje pozitive duke ndryshuar së paku fytyrë pas rezultateve të fundit zhgënyese, Bjellorusia, rivali i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, i ka shtangur kundërshtarët duke marrë kryesimin e grupit 4 në Ligën C me 7 pikë pasi mundi Kazakistanin me shifrat 2-0.

Më poshtë ju sjellim rezultatet e të gjitha sfidave të sotme:

Liga A

FT| Kroaci-Francë 1-2
Vlasiç 65’/ Grizman 8′, Mbape 79′ 

FT| Angli-Danimarkë 0-1
Eriksen 37′ (p)

FT| Islandë-Belgjikë 1-2

Saevarson 17′ / Lukaku 9′, 38′

FT| Itali-Holandë 1-1
Pelegrini 16’/ Van De Bik 25′

FT| Poloni-Bosnje Hercegovinë 3-0

Levandovski 40′, 52′, Lineti 45+1′

FT| Portugali-Suedi 3-0
B.Silva 21′, Jota 44′, 72′ 


Liga B

FT| Bullgari-Uells 0-1

FT| Norvegji-Irlandë e Veriut 0-0

FT| Rumani-Austri 0-1

FT| Rusi-Hungari 0-0

FT| Skoci-Rep.Çeke 1-0

Fraser 6′ 

FT| Sllovaki-Izrael 2-3

Hamshik 16′, Mak 38′ / Zahavi 68′, 76′, 89′

FT| Turqi-Serbi 2-2

Çalhanoglu 57′, Tufan 76’/ Milenkoviç-Saviç 22′ , Mitroviç 49′ (p)

 


Liga C

FT| Bjellorusi-Kazakistan 2-0

Jablonski 36′ , Juzepçuk 90’+3

FT| Estoni-Armeni 1-1

FT| Greqi-Kosovë 0-0

FT| Moldavi-Slloveni 0-4

FT| Maqedoni e Veriut-Gjeorgji 1-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"