Liga e Kampioneve / Vllaznia bën detyrën në fushë, tani sytë nga UEFA për kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2017 | 21:46

Liga e Kampioneve / Vllaznia bën detyrën në fushë, tani sytë nga UEFA për kualifikimin

Ekipi i femrave të Vllaznisë ka bërë detyrën ndaj skuadrës luksemburgase Betemburg, duke fituar me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

vllaznia femra

Maliqi në minutën e 9-të dhe Maksuti në të 23-tën ishin autoret e golave për skuadrën kuqeblu, e cila arriti të grumbullonte 6 pikë në 2 takime duke u pozicionuar në vendin e dytë.

Megjithatë shpresat për një kualifikim e skuadrës shkodrane nuk janë shuar. Klubi shqiptar i ka dërguar një shkresë UEFA-s me pretendimin se skuadra greke, kryesuese e grupit në sfidën e 22 gushtit ndaj Betemburgut të fituar me goleadë 8-0, aktivizoi një lojtare të pafederuar.

Vllaznia femra

Futbollistja me numrin 3 e PAOK-ut, Eleni Giannou, ka qenë në listën e federimit, por pak ditë përpara nisjes drejt Sarajevës ajo nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të një problemi shëndetësor. Të privuar nga shërbimet e kësaj lojtareje, skuadra greke ka bërë një manovër të guximshme që mund t’u kushtojë shtrenjtë në këto kualifikuese.

greke paok

Skuadra shkodrane ka bërë reklamimin e duhur pranë organeve të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s dhe tashmë pret verdiktin që do të marrë paneli ndërkombëtar.

Vllaznia femra

Betemburg-Vllaznia 0-2

Golat: Maliqi 9’ Maksuti 23’

Betemburg: Keipes (Oliveira 80’), Ketenhofen, Marin, Miranda, Dos Santos, Besh (Nei 65’), Niles, Marie-Amelie Albrand, David, Ferreira, Korreia. Trajner: Georges Hengen

Vllaznia: Gardijan, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi (Gruda 46’), Jashari, Maksuti (Lipa 61’), Doçi, Franja, Paviçeviç, Gjini, Koldashi (Muja 46’). Trajner: Nikolin Leka

Gjyqtarë: R.Uelsh (Ang), H.Birn (Ang), A.Spahiç (B.Her)

Karton i verdhë: Rrahmani 51’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"