Liga e Kampioneve / Vardari kualifikohet me përmbysje, Karabaku i Agollit bën detyrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2017 | 22:46

Liga e Kampioneve / Vardari kualifikohet me përmbysje, Karabaku i Agollit bën detyrën

Luhen sot një pjesë e ndeshjeve të kthimit të turit të dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Vardari, kampion i Maqedonisë ka arritur të sigurojë një kualifikim të bujshëm duke fituar 3-1 ndaj Malmo të Suedisë me përmbysje, pasi mbylli pjesën e parë në disavantazh 0-1. Ekipi i Sedloskit shënoi tre gola në pjesën e dytë për të siguruar turin tjetër të këtij aktiviteti.

Atletico Madrid v Real Madrid - UEFA Champions League Final

Karabaku i Ansi Agollit bëri detyrën duke fituar në transfertë ndaj gjeorgjianëve të Samtredia me rezultatin 0-1. Vikinguri, skuadra nga Ishujt Faroe që eleminoi Trepçën 89′, e mbylli aventurën Europiane duke u eleminuar nga islandezët e Hafnarfjordur pas humbjes 0-2 në shtëpi.

U luajtën sot

Buduçnost-Partizan Beograd 0-0 (0-2)

TNS-Rijeka 1-5 (0-2)

Vikingur-Hafnarfjordur 0-2 (1-1)

Astana-Spartaks 1-1 (1-0)

Alashkert-BATE Borisov 1-3 (1-1)

Vardar-Malmo 3-1 (1-1)

Samtredia-Karabak 0-1 (0-5)

Luhen të mërkurën

Dudelanzh-APOEL (0-1) 18:00

Rosenborg-Dundalk (1-1) 19:15

Kukësi-Sherif (0-1) 19:30

Kopenhagë-Zhilina (3-1) 19:30

Ludogorets-Zalgiris (1-2) 20:00

Maribor-Zrinjski (2-1) 20:15

Salcburg-Hibernians (3-0) 20:30

Sëlltik-Linfilld (2-0) 20:45

Legia Varshavë-Mariehamn (3-0) 20:45

Honved-Hapoel Ber Sheva (1-2) 21:15

* Me të zeza skuadrat e kualifikuara

** Në kllapa, rezultatet e ndeshjeve të para

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"