LIGA E KAMPIONEVE| Uzuni del me kokën larg nga Torinoja, Juventusi vuan deri në ekstrem për fitore. Mësoni rezultatet e takimeve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 23:59

LIGA E KAMPIONEVE| Uzuni del me kokën larg nga Torinoja, Juventusi vuan deri në ekstrem për fitore. Mësoni rezultatet e takimeve (VIDEO)

Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit ishte pranë një barazimi historik ndaj Juventusit në Torino, por porteri i ekipit hungarez gaboi në fund të ndeshjes duke lejuar Alvaro Moratën të shënojë. Një mbrëmje e madhe për futbollistin e Shqipërisë, i cili shënoi ndaj kampionëve të Italisë, duke e bërë “Zonjën e Vjetër” të vuajë për fitore për 90 minuta. 
myrtooo

Nuk falin Mançester Junajtid, Barcelona, PSG-ja dhe Borusia Dortmund. “Djajtë e Kuq” hakmerren ndaj Bashakshehirit 4-1 për humbjen turpëruese në Turqi. Barcelona nuk vuan dhe mposht pa yjet Dinamo Kievin në Ukrainë 0-4. Borusia Dortmundi likujdoi me Halandin dhe Sançon kampionët belg të Klub Bryzhit.

Nënkampionët e Europës PSG-ja u mjaftuan me një penallti ndaj Salzburgut.

Më poshtë ju sjellim rezultatet dhe golat e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve.

FT| JUVENTUS-FERENCVAROSH 2-1
Ronaldo 35′, Morata 90’/ Uzuni 19′

 


UZUNI
FT| LACIO-ZENIT 3-1
Imobile 3′,55′ (p) Parolo 22’/ Dziuba 25′


 

strakosha
FT| PSG- SALZBURG 1-0
Nejmar 10′


PSG
FT| DINAMO KIEV-BARCELONA 0-4
Dest 52′, Breithueit 57′, 70′ (p), Grizman 90′

 

 

BARCELONA
FT| BORUSIA DORTMUND-KLUB BRYZH 3-0
Haland 18′, 60′, Sanço 45′

BORUSIA DORTMUND

FT| MANÇESTER JUNAJTID-BASHAKSHEHIR 4-1
B.Fernandes 7′, 19′, Rashford 35′ (p), Xhejms 90’/ Turuç 75′



MAN UTD

Nuk ka fund makthi për Strakoshën, portieri shqiptar merr lajmin e keq para ndeshjes në Champions
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"