“Liga e Kampionëve”, UEFA merr vendimin historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 15:41

“Liga e Kampionëve”, UEFA merr vendimin historik

Duket se ka paqe mes UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje më një rregull të rëndësishëm që po përdoret dhe në këtë Botëror. Pasi morën rrugë të ndryshmë në lidhje me futjen e VAR-it në ndeshje tani ato kanë rënë dakord për zëvendësimin e katërt.

uefa

Ky është një rregull i ri që po përdoret në Kupën e Botës “Rusi 2018” dhe u jep mundësinë ekipeve që u drejtohen shtesat që të bëjnë një freskim fuqish në fushë. I pari lojtar që u fut më anë të zëvendësimit të katërt ishte rusi Aleksandër Erokhin në ndeshjen midis Rusisë dhe Spanjës.

subs-board

Ky rregull do të përdoret që nga sezoni i ardhshëm në “Ligën e Kampionëve”, dhe do të jetë i vlefshëm edhe për futbollin evropian të femrave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"