Liga e Kampioneve/ Shorti dhe kundërshtarët e mundshëm, ja çfarë pret Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 21:20

Liga e Kampioneve/ Shorti dhe kundërshtarët e mundshëm, ja çfarë pret Tirana

Tirana festoi titullin e 25-të zyrtar dhe tanimë bardheblutë do të fokusohen te pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve. Tirana tashmë ka mësuar listën e rivalëve të mundshëm për ndeshjen në Champions.

TIRANA NDESHJA

Axhenda – Më nëntë gusht, Tirana do të mësojë shortin i cili do të zhvillohet në Nion të Zvicrës. Kryeqytetasit do të kenë mundësinë që të njihen me kundërshtarin e tyre me të cilin do të diskutojnë kalimin për në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Bëhet fjalë për tur kualifikues që do të zgjidhet me tek ndeshje dhe data e zhvillimit do të jetë një mes 18 dhe 19 gushtit. Më tej, në rast se kryeqytetasit do t’ia dalin që të kualifikohen për në fazën e dytë, atëherë do të luajnë sfidën në javën pasardhëse, mes 25 ose 26 gushtit.

Në të kundërt, në rast eliminimi që në turin e parë, Tirana rikthehet të luajë në Turin e dytë të Ligës së Europës me ndeshje që zhvillohen më 17 shtator. Kundërshtarët – Short ferri. Për faktin se Tirana gjendet në vazon e jofavoriteve, përballë si kundërshtarë të mundshëm do të ketë skuadra prestigjioze, prandaj shorti nuk mund të jetë shumë shpresëdhënës për kryeqytetasit. Mjaft të përmendësh Sëlltikun, Karabakun, Legian e Varshavës apo kampionen e Rumanisë, atëherë mëson së vërtet përballë mund të jenë ekipe të mëdha dhe të vështira për t’u kaluar.

Mirëpo, duke qenë se bëhet fjalë që raundet kualifikuese, me përjashtim të “play off”-it për Ligën e Kampioneve, do të luhen me ndeshje teke, atëherë çdo gjë është për t’u luajtur dhe provuar. Tirana do të tentojë shanset e saj, duke shpresuar edhe që përballë mund të ketë Sherif Tiraspol, Suduva, Dundalk apo edhe Sarajevo. Dy të mundshme si rivale janë edhe ekipet e Crvena Zvezdës apo Omonias, në rast se Napoli dhe Lioni triumfojnë në fazën e radhës në Champions. Pasi në rast të kundërt, nëse këdo dy ekipe (Lioni dhe Napoli) humbin në fazën e 1/16-ave, atëherë Omonia dhe Crvena Zvezda kalojnë në turin e dytë kualifikues.

 

statata

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"