Liga e Kampioneve/ Sherifi i Lushkjes eliminohet nga skuadra e mesfushorit të kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 21:02

Liga e Kampioneve/ Sherifi i Lushkjes eliminohet nga skuadra e mesfushorit të kombëtares shqiptare

Sherif Tiraspol ishte padyshim surpriza e edicionit të kaluar të Ligës së Kampioneve. Por kampionët e Moldavisë nuk do të mund të përsëritin bëmat e tyre në këtë turne në edicionin aktual, pasi skuadra në radhët e të cilës aktivizohet edhe Regi Lushkja i ka dhënë sot lamtumirën turneut.

jTfzgfJLaFaFUAY

Ekipi moldav ishte mundur në shtëpi me shifrat 2-1 nga Viktoria Plzen në ndeshjen e parë dhe tentonte sot përmbysjen, me Lushkjen i cili ishte në stolin e rezervave. Por vendasit, për të cilët në stol ishte edhe Kristi Qose, mesfushori i përfaqësueses shqiptare, shënuan të parët me anë të Kliment, teksa humbën edhe një penallti me Çori.

Goli i Akambi me penallti në fillimin e pjesës së dytë zgjoi Sherif, por Moskuera kaloi përsëri në avantazh në minutën e 62-të ekipin vendas dhe Plzen më pas kontrolloi ndeshjen, duke siguruar fitoren që e çon në play-off të Ligës së Kampioneve. Kurse Sherif Tiraspol tashmë do të duhet të kënaqet me pjesëmarrjen në play-off të Ligës së Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"