Liga e Kampioneve / Rezultatet e ndeshjeve të sotme, Baloteli nuk mjafton për Nisën (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2017 | 22:33

Liga e Kampioneve / Rezultatet e ndeshjeve të sotme, Baloteli nuk mjafton për Nisën (Video)

Ndeshja e parë e supersfidës së turit të tretë të Ligës së Kampioneve, mes Nicës dhe Ajaksit, është mbyllur në barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e javës së ardhshme në Holandë. Ndeshja u ndez nga një gol i Mario Balotelit në minutën e 32-të të sfidës, por Ajaksi barazoi me De Bek pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Sa u përket futbollistëve shqiptarë, ai i Sadikut ishte goli i vetëm i realizuar sot nga ata që ishin në fushë. Valon Ahmedi luajti që nga minuta e parë në fitoren 1-0 të Maribor ndaj Hafnarfjordur, duke u zëvendësuar në minutën e 75-të të ndeshjes.

Valon Berisha luajti që nga minuta e parë në barazimin 1-1 të Salcburgut ndaj Rijekës, pasi kishte shlyer pezullimin për kartonin e kuq që kishte marrë në turin paraardhës. Ndërsa Sokol Cikalleshi ndoqi nga pankina barazimin 3-3 të Istanbul Bashakshehir në fushën e Klub Bryzh.

Atletico Madrid v Real Madrid - UEFA Champions League Final

U luajtën

Astana-Legia Varshavë 3-1

Dinamo Kiev-Jang Bojz 3-1

Salcburg-Rijeka 1-1

Hapoel Ber Sheva-Ludogorets 2-0

Vitorul-APOEL 1-0

Maribor-FH 1-0

Sëlltik-Rosenborg 0-0

Nisë-Ajaks 1-1

Klub Bryzh-Istanbul Bashakshehir 3-3

Të martën

Partizan Beograd-Olimpiakos 1-3

Karabak-Sherif 0-0

Sllavia Pragë-BATE Borisov 1-0

FCSB-Viktoria Plzen 2-2

AEK Athinë-CSKA Moskë 0-2

Vardar-Kopenhagë 1-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"