Liga e Kampioneve/ Penallti në minutën e 92-të, shuhen shpresat e Vllaznisë për kualifikimin historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2017 | 19:06

Liga e Kampioneve/ Penallti në minutën e 92-të, shuhen shpresat e Vllaznisë për kualifikimin historik

Fati ndëshkon skuadrën e Vllaznisë në futboll për femra në takimin ndaj PAOK-ut i vlefshëm për kualifikueset e Ligës së Kampioneve.

Vllaznia femra

Një gol i pësuar në minutën e 92-të me penallti ka zbehur shanset e shkodraneve për një kualifikim historik pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Sarajevos me rezultatin 1-0.

Vllaznia aktualisht ndodhet në vendin e 3-të në kuotën e 3 pikëve ku mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur, ajo ndaj skuadrës luksemburgase, Betemburg.

vllaznia femra

Vllaznia-Paok 0-1

Shënuese: Katsu 90+2′ (11 metërsh)

Vllaznia: Gradijan, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi, Jashari, (Kadolli 67′),  Maksuti, Doçi, Franja, Paviçeviç, (Koldashi 90′), Gjini, Mustafa, (Muja 38′)

Paok: Peletidu, Kakambouki, (Strantsali 60′), Peterna, (Janu 74′),  Adamaki, Vardali, Çatsixhanidu, Markou, Dimitrijeviç, Pantelidu, (Sakellari 85′), Brame, Katsu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"