Liga e Kampioneve / Mësohen emrat e 12 skuadrave të kualifikuara, ja si ndahen në vazo për shortin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 0:28

Liga e Kampioneve / Mësohen emrat e 12 skuadrave të kualifikuara, ja si ndahen në vazo për shortin

Ndeshjet e sotme të Ligës së Kampioneve kanë vulosur fatin e grupeve A, B, C dhe D sa u përket skuadrave të kualifikuara për më tej. Duke u shtuar edhe emrat e skuadrave që dihen nga ndeshjet e mëparshme të grupeve E, F, G dhe H, shkon në 12 numri i ekipeve që kanë prerë biletën për fazën me eliminim direkt dhe ka kureshtje për të mësuar 4 emrat e fundit dhe si do të plotësohen vazot për shortin.

UEFA Champions League 2020/21 Preliminary Round Draw

Deri tani janë të vendosur në vazon e ekipeve kryesore skuadrat e Mançester Siti, Liverpul,. Ajaks, Real Madrid, Bajern Mynih dhe Mançester Junajtid. Atyre do t’u shtohet edhe njëra mes Çelsit dhe Juventusit nga Grupi H. Ndërkohë, mbetet edhe një skuadër nga Grupi G që është enigmë pasi çdo gjë është e hapur në ndeshjet e fundit.

Kurse në vazon e dytë janë aktualisht PSG, Atletiko Madrid, Sporting Lisbonë, Inter dhe skuadra që do të dalë e dyta mes Çelsit dhe Juventusit. Barcelona ose Benfika në Grupin E, Vijareal ose Atalanta në Grupin F dhe një nga skuadrat në Grupin G ku janë të gjitha në garë, do të plotësojnë vazon e dytë për shortin.

vazot champions

Shorti për turin e parë me eliminim direkt do të hidhet më datë 13 dhjetor, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajt shkurt dhe mars. Rregulli bazë i shortit është që skuadrat nuk mundtë ndeshen me ekipet që kanë patur kundërshtare në grupe dhe skuadrat nga i njëjti vend.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"