LIGA E KAMPIONEVE/ Mbyllet faza në grupe, ja 16 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjet në vazo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 0:14

LIGA E KAMPIONEVE/ Mbyllet faza në grupe, ja 16 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjet në vazo

Mbyllja e fazës në grupe të Ligës së Kampioneve ka dekretuar edhe emrat e 16 skuadrave të cilat vazhdojë në fazën me eliminim direkt të turneut. Tashmë që janë mësuar të gjitha skuadrat, ato janë ndarë në dy vazo të shortit nga i cili do të dalin 8 çiftet që përcaktojnë rrugëtimin për më tej.

0_championsleaguedraw

Në vazon e parë janë skuadrat e Napolit, Portos, Bajern Mynih, Totenhem, Çelsit, Real Madrid, Mançester Sitit dhe Benfikës.

Ndërkohë, në vazon e dytë ka shumë skuadra të forta dhe me pretendime të mëdha si Liverpul, Inter, Milan apo PSG, pa harruar këtu edhe ekipet e tjera që janë Klub Bryzh, Ajntraht Frankfurt, Borusia Dortmund e Lajpcig që janë gati për surprizën.

asdsdsddsdsdsdsds

Rregullorja e shortit në këtë tur përcakton që skuadrat nuk mund të përballen me ekipe nga vendi i tyre apo me ekipin me të cilin kanë qenë në të njëjtin grup kualifikues. Shorti do të hidhet më datë 7 nëntor në Nion të Zvicrës dhe ndeshjet do të luhen në muajt shkurt dhe mars 2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"