Liga e Kampioneve/ Liverpuli mposht Hofenhajmin në Gjermani, fiton Karabaku i Agollit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 22:38

Liga e Kampioneve/ Liverpuli mposht Hofenhajmin në Gjermani, fiton Karabaku i Agollit (VIDEO)

U luajtën sot ndeshjet e para në 5 çifte të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve. Ndeshja kryesore e mbrëmjes u zhvillua në Gjermani, ku Hofenhajmi u përball me Liverpulin.

liverpul

Anglezët e drejtuar nga Jyrgen Klop arritën të fitojnë me rezultatin 1-2. Kramariç humbi një penallti për gjermanët në minutën e 12, ndërkohë që Aleksandër-Arnold kaloi Liverpulin në avantazh në minutën e 35-të. Në minutën e 74-t, një autogol i Nordvajt dyfishoi shifrat për të kuqtë. Hofenhajmi shënoi një gol shprese në minutën e 87 me anë të Uth, por gjithsesi shanset e kualifikimit në ndeshjen e kthimit mbeten të pakta.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Karabaku i Ansi Agollit fitoi 1-0 ndaj Kopenhagës, APOEL-i mposhti 2-0 Sllavian e Pragës, Sportingu i Lisbonës barazoi 0-0 me Steauan e Bukureshtit, ndërsa CSKA-ja e Moskës fitoi 0-1 ndaj Jang Bojsit.

LIGA E KAMPIONEVE – PLAY-OFF

APOEL – Sllavia Pragë 2-0

Hofenhajm – Liverpul 1-2

Sporting Lisbonë – Steaua Bukuresht 0-0

Jang Bojs – CSKA Moskë 0-1

Karabak – Kopenhagë 1-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"