Liga e Kampionëve/ Juventus me tjetër fytyrë në Europë, ja rezultatet e të mërkurës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2015 | 22:52

Liga e Kampionëve/ Juventus me tjetër fytyrë në Europë, ja rezultatet e të mërkurës

Juventus' Alvaro Morata (front) jubilates after scoring the goal during the Uefa Champions League soccer match Juventus FC vs Sevilla FC at the Juventus Stadium in Turin, Italy, 30 September 2015. ANSA/ALESSANDRO DI MARCO

Janë luajtur sot ndeshjet e dyta të grupeve në Champions League. Një Juventus totalisht ndryshe nga ai i kampionatit, ekipi i Masimiliano Alegrit në Champions shfaqet me një tjetër fytyrë. Ata kanë arritur fitoren e dytë rradhazi në grup duke mundur në shtëpi pastër ndaj Sevijas dhe duke kryesuar me merite grupin D.

Reali i Madridit ka fituar në transfertë përballë Malmos falë dopietës së kristiano Ronaldos. Portugezi ka kaluar sot kuotën e 500 golave në karierrën e tij. Në takimet e tjera, Mançester Junajtid ka përmbysur 2-1 Volfsburgun, Benfika surprizoi në transfertë Atletikon e Madridit duke e mundur 1-2, PSG-ja fitoi pastë në Ukrainë 0-3 ndaj Shahtjorit, CSKA e Moskës mposhti në shtëpi 3-2 PSV-në, Astana barazoi në shtëpi 2-2 ndaj Gallatasarait dhe Mançester Siti fitoi 1-2 në transfertë ndaj Borusia Myshengladbah.

Ja rezultatet e sotme:

Juventus – Sevilla 2-0
Malmo – Real Madrid 0-2
Atletico Madrid – Benfica 1-2
CSKA Moscow – PSV Eindhoven 3-2
Monchengladbach – Manchester 1-2
Manchester United – Wolfsburg 2-1
Shakhtar Donetsk – Paris St Germain 0-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"