Liga e Kampioneve, Grupi H/ Rabio i jep shpresë Juventusit, por surpriza Benfika ndal edhe PSG-në (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 22:57

Liga e Kampioneve, Grupi H/ Rabio i jep shpresë Juventusit, por surpriza Benfika ndal edhe PSG-në (VIDEO)

Dy gola të Adrien Rabio kanë ndihmuar Juventusin që të mbajë gjallë shpresat për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve.

CHAMPIONS

Bardhezinjtë kanë marrë sot fitoren e parë në grup falë francezit, si dhe golit të Vlahoviç, duke mposhtur me shifrat 3-1 Makabi Haifa. Një fitore e komplikuar për italianët të cilët dominuan, por në fund rrezikuan seriozisht të linin pikë përballë izraelitëve.

Grupi është shumë i hapur edhe për faktin se Benfika nuk resht surprizat dhe sot ndali në barazim 1-1 PSG-në. Francezët shënuan të parët falë një supergoli të Mesit, por u arritën më pas nga portugezët të cilët përfituan nga autogoli i Danilo e në fund rrezikuan disa herë portën e Donarumës.

REZULTATET 

BENFIKA-PSG 1-1
41′ (ag) Danilo / 22′ Mesi

JUVENTUS-MAKABI HAIFA 3-1
35′, 83′ Rabio, 50′ Vlahoviç / 75′ David

dfgdfgdfgdfgdfg

FORMACIONET ZYRTARE:

BENFIKA-PSG

PSG

JUVENTUS-MAKABI HAIFA

jUVE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"