Liga e Kampioneve, Grupi F / Napoli i Hysajt mposhtet në Ukrainë, Siti pa mëshirë ndaj Fejenordit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 22:40

Liga e Kampioneve, Grupi F / Napoli i Hysajt mposhtet në Ukrainë, Siti pa mëshirë ndaj Fejenordit (VIDEO)

U luajtën sot ndeshjet e para të Grupit F në Ligën e Kampioneve. Napoli i Elseid Hysajt zhgënjeu në takimin e parë teksa u mposht në Ukrainë përballë Shakhtar Donjeckut me rezultatin 2-1. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 15 me anë të Taison, ndërkohë që Ferreira dyfishoi shifrat në të 58-n. Milik rihapi ndeshjen në minutën e 72-të duke shndërruar në gol një penallti, por rezultati nuk ndryshoi më deri në fund. Hysaj u aktivizua për 90 minuta të plota.

stons

Në takimin tjetër të këtij grupi, Mançester Siti triumfoi me goleadë 0-4 në Holandë përballë Fejenordit. Stons kaloi anglezët në avantazh që në minutën e 2-të, ndërkohë që Aguero dyfishoi shifrat në minutën e 10. Gabriel Hezus shënoi golin e tretë në minutën e 25-të, ndërsa Stons vulosi fitoren e të besuarve të Guardiolës në të 63-tën.

Fejenord – Mançester Siti 0-4
Stons 2’, 63′ Aguero 10′, Gabriel Hezus 25′

Shakhtar Donjeck – Napoli 2-1
Taison 15′, Ferreira 58′ / Milik 71′ (11-m)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"