Liga e Kampioneve, Grupi E / Debuton Ahmedi, ka gola por jo fitues në dy sfidat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 22:39

Liga e Kampioneve, Grupi E / Debuton Ahmedi, ka gola por jo fitues në dy sfidat (VIDEO)

Valon Ahmedi ka debutuar në grupet e Ligës e Kampioneve me fanellën e Maribor në ndeshjen e sotme kundër Spartak Moskës, por futbollisti shqiptar nuk arriti të linte konkretisht shenjë në duelin që përfundoi në barazimin 1-1. Mesfushori ofensiv i përfaqësues kuqezi u zëvendësua në minutën e 69 të sfidës kur rezultati ishte 1-0 për ekipin rus, por më pas Bohar realizoi golin që i dha një pikë Mariborit.

DIAof_CXUAAa54L

Edhe ndeshja tjetër e grupit, mes Liverpulit dhe Seviljes është mbyllur në barazim 2-2. Anglezët përmbysën avantazhin e shpejtë të Ben Heder me Firmino e Salah, por shpërdoruan mundësinë për të mbyllur ndeshjen kur Firmino humbi një penallti. Në minutën e 72-të, Korrea realizoi golin e barazimit 2-2, që lë të hapur grupin për dy skuadrat favorite për të kaluar në fazën tjetër.

Ndeshjet

Maribor-Spartak Moskë 1-1
85′ Bohar / 60′ Samedov

Liverpul-Sevilja 2-2
21′ Firmino, 37′ Salah / 5′ Ben Jeder, 72′ Korrea

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"