Liga e Kampioneve / Femrat e Vllaznisë fitojnë me një gol në minutën shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 19:04

Liga e Kampioneve / Femrat e Vllaznisë fitojnë me një gol në minutën shtesë

Një gol i Megi Doçit në shtesën e ndeshjes i ka dhënë Vllaznisë fitoren në takimin e parë të fazës kualifikuese në Ligën e Kampioneve për femra. Kampionet e Shqipërisë kanë arritur të mundin ekipin e SFK 2000 me golin e sulmueses që i mban në garë për kualifikimin në fazën tjetër të turneut.

vllaznia femra

Vllaznia merr pjesë në Grupin 10 të turneut dhe kalendari e vinte sot përballë një prej skuadrave pretendente, pasi luante kundër SFK 2000 të Bosnjë-Hercegovinës, ku po organizohen ndeshjet e grupit kualifikues. Pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj vendaseve, me raste nga të dy palët, diferencën e ka bërë goli i Doçit, kur regjistrohej minuta e 92-të e sfidës.

Fitorja 1-0 vë Vllazninë në pozita të barabarta në renditje me ekipin e PAOK, “superfuqisë” së këtij grupi me të cilën vajzat shkodrane do të ndeshen ditën e premte në takimin e dytë. Ekipi grek fitoi sot me shifrat 8-0 ndaj ekipit të SC Betemburg nga Luksemburgu.

Vllaznia femra Kupa

Ndërkaq, Hajvalia është mundur në ndeshjen e parë ndaj MTK Hungaria, organizuese e grupit 8 të kësaj faze të Ligës së Kampioneve. Ndeshja e radhës e ekipit kosovar është kundër BIIK Kazygurt nga Kazakistani që mundi 2-1 Sporting Lisbonën.

SFK 2000-Vllaznia 0-1
90’+2’ Doçi

SFK 2000: Hoxhiç, Am. Spahiç, Jashareviç, Al. Spahiç, Krsho, Haxhiç, Kapetanoviç, Piskiç, Mediç, Kuljanin, Spasojeviç.

Trajner: S. Hurem

Vllaznia: Gordijan, Gjini, Rrahmani, Franja, Bajraktari, Paviçeviç (90’+3′ Kadolli), Jashari (74’ Koldashi), Maliqi, Doçi, Muja (59’ Mustafa), Maksuti.

Trajner: N. Leka

KV: Am. Spahiç, Al. Spahiç / Maksuti, Franja, Gjini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"