Liga e Kampioneve / Eliminohet Kukësi, por kualifikohen ekipet e shqiptarëve. Rezultatet e turit të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2017 | 19:15

Liga e Kampioneve / Eliminohet Kukësi, por kualifikohen ekipet e shqiptarëve. Rezultatet e turit të dytë

Liga e Kampioneve njohu sot 10 emra të tjerë që kaluan në turin e tretë paraeliminator të turneut. Padyshim që dueli më i rëndësishëm për shqiptarët isha sfida Kukësi-Sherif.

Atletico Madrid v Real Madrid - UEFA Champions League Final

Por ndërkohë, në fushë sot kanë zbritur skuadra të tjera ku aktivizohen futbollistë shqiptarë, si Legia e Sadikut (pushim në këtë tur), Salcburgu i Valon dhe Mërgim Berishës, apo edhe Maribor i Valon Ahmedit, në kërkim të biletës për në turin tjetër.

Të tre ekipet arritën t’ia dilnin mbanë duke u kualifikuar në raundin tjetër. Ahmedi ishte titullar në sfidën e sotme, ndërsa Valon Berisha e ndoqi ndeshjen nga tribuna pasi kishte marrë karton të kuq në sfidën e parë.

Përfunduar

20:45 Sëlltik-Linfilld 4-0 (2-0)

20:45 Legia Varshavë-Mariehamn 6-0 (3-0)

18:00 Dudelanzh-APOEL 0-1 (0-1)

19:30 Kukësi-Sherif 2-1 (0-1)

19:30 Kopenhagë-Zhilina 1-2 (3-1)

19:15 Rosenborg-Dundalk 2-1 (1-1) (Pas kohës shtesë)

20:00 Ludogorets-Zalgiris 4-1 (1-2)

20:15 Maribor-Zrinjski 1-1 (2-1)

20:30 Salcburg-Hibernians 3-0 (3-0)

21:15 Honved-Hapoel Ber Sheva 2-3 (1-2)

U LUAJTËN TË MARTËN

Buduçnost-Partizan Beograd 0-0 (0-2)

TNS-Rijeka 1-5 (0-2)

Vikingur-Hafnarfjordur 0-2 (1-1)

Astana-Spartaks 1-1 (1-0)

Alashkert-BATE Borisov 1-3 (1-1)

Vardar-Malmo 3-1 (1-1)

Samtredia-Karabak 0-1 (0-5)

* Me të zeza skuadrat e kualifikuara

** Në kllapa, rezultatet e ndeshjeve të para

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"