LIGA E KAMPIONEVE/ Eliminim i bujshëm i Monako në shtesa nga Luk De Jong, mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 23:14

LIGA E KAMPIONEVE/ Eliminim i bujshëm i Monako në shtesa nga Luk De Jong, mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Skuadra e Monako i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve pa siguruar fazën në grupe të saj. Eliminimi i bujshëm i ekipit francez erdhi përballë PSV-së, në një supersfidë që u luajt në Holandë.

champions

Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë, dueli i dytë ishte njëlloj i luftuar me kohën e rregullt që u mbyll me shifrat 2-2. Por në shtesën e takimit, ishte ish-sulmuesi i Barcelonës, Luk De Jong, ai i cili tundi rrjetën në minutën e 109, duke shënuar golin që do të vuloste suksesin 3-2 dhe kalimin e mëtejshëm të skuadrës së tij.

Ndërkohë, lamtumirën turneut në ndeshjet e sotme ia kanë dhënë edhe skuadra të tjera me emër si Sherif Tiraspol, Midtjylland, Ferencvarosh apo edhe belgët e Ruajal USG.

LIGA E KAMPIONEVE
REZULTATET
Zalgiris-Bodo/Glimt 1-1
Apollon-Makabi Haifa 2-0
Plzen-Sherif Tiraspol 2-1
Pjunik-Crvena Zvezda 0-2
Midtjylland-Benfika 1-3
Dinamo Zagreb-Ludogorets 4-1
Ferencvarosh-Karabak 1-3
PSV-Monako 3-2
Shturm Grac-Dinamo Kiev 1-2
Rejnxhërs-Ruajal USG 3-0
*Të theksuara skuadrat e kualifikuara

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"