LIGA E KAMPIONEVE/ Crvena Zvezda surprizon kampionët e Zvicrës, 3 skuadrat ballkanase pranë kualifikimit në grupe (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2019 | 23:00

LIGA E KAMPIONEVE/ Crvena Zvezda surprizon kampionët e Zvicrës, 3 skuadrat ballkanase pranë kualifikimit në grupe (VIDEO)

U luajtën sot 3 takimet e para të vlefshme për fazën play-off të Ligës së Kampionëve, ku nuk munguan rezultatet surprizë. Spikat barazimi 2-2 i serbëve të Crvena Zvezdës, përballë kampionëve në fuqi të Zvicrës, Jang Bojs.

champions league

Ndërkohë për sa i përket 2 sfidave të tjera, Dinamo e Zagrebit dhe Olimpiakosi i Pireut, kanë hedhur një hap të sigurt drejt fazës së grupeve.

Skuadra greke shpartalloi me rezultatin 4-0 rusët e Krasnodarit, që në fazën e tretë eliminuan Porton, ndërkohë që kroatët mposhtën me rezultatin e pastër 2-0, skuadrën norvegjeze të Rosenborgut.

E veçanta është se të 3 skuadra ballkanase janë shumë pranë kualifikimit për në fazën e grupeve të Champions-it. Kujtojmë që sfidat e kthimit do të luhen pas 1 jave.

REZULATET:

DINAMO ZAGREB – ROSENBORG 2-0

OLIMPIAKOS – KRASNODAR 4-0

JANG BOJS – CRVENA ZVEZDA 2-2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"