Liga e Kampioneve / Baloteli i jep fitoren Vardarit, edhe Hasi largohet si triumfues nga Beogradi (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2017 | 22:54

Liga e Kampioneve / Baloteli i jep fitoren Vardarit, edhe Hasi largohet si triumfues nga Beogradi (Video)

Ndeshjet e turit të tretë të Ligës së Kampioneve filluan sot me një duel të njohur për shqiptarët, atë mes Karabakut të Ansi Agollit dhe Sherif Tiraspol, skuadrës që eliminoi Kukësin nga turneu. Ky takim përfundoi në barazim 0-0, ku më të kënaqur nga rezultati mbetën padyshim moldavët e Sherifit.

Karabak Sheridf

Rezultat surprizë dhuroi edhe sfida e orës 20:00 mes maqedonasve të Vardarit dhe danezëve të Kopenhag. Vëndasit triumfuan në shtëpi me rezultatin 1-0 falë golit të Xhonatan Balotelli në minutën e 65-të, duke lënë të hapura shanset e kualifikimit.

 

Ndërkaq, në ndeshjet e sotme, ra në sy sfida e orës 20:45 në Beograd mes Partizanit dhe Olimpiakosit të Besnik Hasit. Grekët fituan me rezultatin 3-1 në një transfertën Të zjarrtë si ajo e Beogradit, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin play off.

Olimpiakos

Dopieta e francezit Ben Nabuhane dhe goli i Emenikes në minutat e fundit i dhuruan një fitore të artë trajnerit shqiptar, në takimin debutuese në Kupat e Europës nën drejtimin e Olimpiakosit.

 

Më poshtë iu njohim me rezultatet e të gjitha sfidave të luajtura sot:

Partizan Beograd-Olimpiakos 1-3

Karabak-Sherif 0-0

Sllavia Pragë-BATE Borisov 1-0

FCSB-Viktoria Plzen 2-2

AEK Athinë-CSKA Moskë 0-2

Vardar-Kopenhagë 1-0

Të mërkurën

Astana-Legia Varshavë 16:00

Dinamo Kiev-Jang Bojz 18:30

Salcburg-Rijeka 18:45

Hapoel Ber Sheva-Ludogorets 19:00

Vitorul-APOEL 20:00

Maribor-FH 20:20

Nisë-Ajaks 20:45

Sëlltik-Rosenborg 20:45

Klub Bryzh-Istanbul Bashakshehir 21:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"