LIGA E EUROPËS/ Uest Hemi dhe Ajntrakt Frankfurti festojnë në shtesa, ja rezultatet e sfidave të mbrëmjes (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2022 | 23:39

LIGA E EUROPËS/ Uest Hemi dhe Ajntrakt Frankfurti festojnë në shtesa, ja rezultatet e sfidave të mbrëmjes (VIDEO)

Liga e Europës ka dhuruar shumë emocione në fazën e 1/8-ve, me 8 ekipet e para që janë kualifikuar për në raundin tjetër, njëra prej tyre ka festuar nga “divani” për shkak të përjashtimit të skuadrës ruse të Spartakut të Moskës. Bëhet fjalë për gjermanët e Lajpcig.EUROPA LIGE

Në 3 sfidat e mbrëmjes, që startuan në orën 21:00, ishin Uest Hemi, Ajntrakt Frankfurti dhe Lioni skuadrat që arritën të siguronin një biletë për në fazën çerekfinale.

Vlen të theksohet fakti se duelet Uest Hem – Sevija dhe Ajntrakt Frankfurt – Betis, shkuan me shtese, teksa në fund ishin anglezët e Uest Hem dhe gjermanët e Frankfurtit që arritën të festonin. Ndërkohë që Lioni e zgjidhi gjithçka në 90 minuta. Triumfi në sfidën e parë dhe barazimi mbrëmje e sotme, i sollën kualifikimin francezëve.

REZULTATET:

UEST HEM 2-0 SEVIJA (0-1)

Souçek 40′, Jarmolenko 112′ 

 

LION 1-1 PORTO (1-0)

Dembele 13′ / Pepe 27′

 

 

AJNTRAKT FRANKFURT 1-1 BETIS (2-1)

Hintereger 120+1 / Iglesias 90′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"