Liga e Europës / Të gjitha rezultatet e sotme. Eliminim i bujshëm i Gallatasarajit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 17:01

Liga e Europës / Të gjitha rezultatet e sotme. Eliminim i bujshëm i Gallatasarajit

U luajtën sot ndeshjet e kthimit të turit të dytë paraeliminator të Ligës së Europës. Përveç skuadrave shqiptare si Skënderbeu e Shkëndija e Tetovës, në fushën e lojës zbritën edhe ekipe mjaft të njohura ku spikat emri i Gallatasarajit që duhej të përmbyste humbjen në sfidën e parë ndaj Ostersund.

europaleague

Pikërisht skuadra turke ka dhuruar surprizën më të madhe të këtij turi, duke u eliminuar që në këtë fazë. Suedezët fituan 2-0 në fushën e tyre dhe sot barazuan 1-1 në Turqi, duke nxjerrë jashtë një skuadër shumë më të fortë që parashikohej të arrinte fazën në grupe të turneut.

Në turin tjetër ka kaluar edhe Hajduk Split i Hysen Memollës, i cili ishte si zakonisht titullar në suksesin 2-1 të skuadrës së tij në fushën e Levskit të Sofjes.

Ndeshjet

Lyngbi-Slovan Bratislava 2-1 (1-0)

Dinamo Minsk-Rabotniçki 3-0 (1-1)

HJK-Shkëndija Tetovë 1-1 (1-3)

Mlladá Boleslav-Shemrok Rovers 2-0 (3-2)

Suduva-Liepaja 0-1 (2-0)

VPS-Brondbi 2-1 (0-2)

Dinamo Brest-Altah 0-3 (1-1)

Trakai-Norrkoping 2-1 (1-2) 5-3 me penallti

Zaria-Apollon Limasol 1-2 (0-3)

Midtjylland-Ferencvarosh 3-1 (4-2)

Od-Vaduz 1-0 (1-0)

AIK-Zheljezniçar 2-0 (0-0)

Levski Sofje-Hajduk Split 1-2 (0-1)

Bnei Jehuda-Trençin 2-0 (1-1)

AEK Larnaka-Kork Siti 1-0 (1-0)

Bran-Ruzhomberok 0-2 (1-0)

Zira-Astra 0-0 (1-3)

Botev Plovdiv-Beitar Jeruzalem 4-0 (1-1)

Utreht-Valeta 3-1 (0-0)

Gallatasaraj-Ostersunds 1-1 (0-2)

Fola Esh-Inter Baku 4-1 (0-1)

Lucern-Osijek 2-1 (0-2)

Skënderbeu-Kairat Almati 2-0 (1-1)

AEL-Progres Niederkorn 2-1 (1-0)

Leh Poznan-Haugesund 2-0 (2-3)

Domzhale-Valur 3-2 (2-1)

Mlladost-Shturm Grac 0-3 (1-0)

Jagiellonia-Gabala 0-2 (1-1)

Crvena Zvezda-Irtysh Pavlodar 2-0 (1-1)

Gorica-Panionios 2-3 (0-2)

Shiroki Brijeg-Aberdin 0-2 (1-1)

Videoton-Nome Kalju 1-1 (3-0)

KR-Makabi Tel-Aviv 0-2 (1-3)

* Në kllapa, rezultatet e ndeshjeve të para

** Me të zeza, skuadrat e kualifikuara

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"