Liga e Europës / Të gjitha rezultatet e sotme, ditë për t’u harruar për legjionarët shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 23:26

Liga e Europës / Të gjitha rezultatet e sotme, ditë për t’u harruar për legjionarët shqiptarë

Janë luajtur sot ndeshjet e para të turit play-off të Ligës së Europës, për të siguruar një vend në fazën në grupe ku si rrallëherë, presin disa emra të njohur të futbollit në kontinentin tonë si Arsenal apo Lacio. Në fushë ishin jo vetëm Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës, por edhe shumë futbollistë shqiptarë që luajnë në ekipe të ndryshme europiane dhe që duan një biletë për në fazën tjetër të turneut.

European Football - UEFA Europa League - Quarter-Final 2nd Leg - Liverpool FC v Borussia Dortmund

PAOK i Ergys Kaçes hodhi një hap të rëndësishëm para duke fituar 3-1 ndaj Ostersunds, por mesfushori shqiptar ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli i rezervave. Ndërkaq, Valon Berisha luajti 90 minuta në suksesin 3-1 në transfertën përballë Vitorul të skuadrës së Salcburgut.

Armando Sadiku e nisi si titullar ndeshjen që Legia barazoi në shtëpi me shifrat 1-1 ndaj Sherif Tiraspol. Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 56 të ndeshjes duke i lënë vendin Hamalainen i cili ishte autori i golit për ekipin polak.

Osijek i Grezdës u mund në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Austrisë së Vjenës, edhe pse kaloi në avantazh me Ejupin dhe humbi më pas një penallti. Grezda ishte titullar, por u zëvendësua në minutën e 73-të të ndeshjes. Edhe Hysen Memolla doli i mundur nga fusha e lojës, pasi Hajduk Split humbi me shifrat 2-0 në Angli përballë Evertonit. Mbrojtësi shqiptar iu ndëshkua me karton të verdhë në këtë sfidë.

Ndeshjet

Apollon-Midtjylland 3-2

BATE-Oleksandrija 1-1

Dinamo Zagreb-Skënderbeu 11

Krasnodar-Crvena Zvezda 3-2

Hafnarfjordur-Braga 1-2

PAOK-Ostersunds 3-1

Vardar-Fenerbahçe 2-0

Viktoria Plzen-AEK Larnaka 3-1

Altah-Makabi Tel-Aviv 0-1

Ludogorets-Suduva 2-0

Panathinaikos-Atletik Bilbao 2-3

Domzhale-Olimpik Marsejë 1-1

FC Vitorul-Salcburg 1-3

Milan-Shkëndija Tetovë 6-0

Ajaks-Rosenborg 0-1

Klub Bryzh-AEK Athinë 0-0

Osijek-Austria Vjenë 1-2

Legia-Sherif Tiraspol 1-1

Partizan Beograd-Videoton 0-0

Everton-Hajduk Split 2-0

Maritimo-Dinamo Kiev 0-0

16.08.2017

Utreht-Zenit 1-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"