Liga e Europës/ Sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës ndaj skuadrës spanjolle (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 19:18

Liga e Europës/ Sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës ndaj skuadrës spanjolle (VIDEO)

Sulmuesi me origjinë shqiptare Albian Ajeti është bërë protagonist në Ligën e Europës duke i shënuar gol Real Betisit me fanellën e Sëlltikut.

ajeti

24-vjeçari shënoi pas 15 minutash lojë duke i dhënë avantazhin skocezëve. Por Ajeti u bë protagonist sërish në minutën e 25-ët të takimit duke fituar penalltinë ku Juranoviç dyfishoi shifrat për Sëlltikun.

bandicam 2021-09-16 19-13-08-539

Sulmuesi shqiptar u bashkua me skocezët vitin e kaluar, ku shënoi 6 gola, ndërsa ky është goli i dytë për Ajetin në këtë sezon me fanellën e Sëlltikut.

Goli i Albian Ajetit ndaj Betisit on Vidnews.

Kujtojmë se Albian Ajeti është vëllai i mbrojtësit të Kombëtares, Arlind Ajeti, por në nivel kombëtaresh 24-vjeçari përfaqëson Zvicrën.

PANORAMASPORT.AL 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"