Liga e Europës/ Sulmuesi i Milanit skualifikon ish-ekipin e Halandit, në raundin tjetër e pret Taulant Xhaka (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 20:18

Liga e Europës/ Sulmuesi i Milanit skualifikon ish-ekipin e Halandit, në raundin tjetër e pret Taulant Xhaka (VIDEO)

Futbollisti i Milanit, i cili është huazuar këtë sezon te Eintrahti i Frankfurtit Andre Silva kualifikoi në fazën e 1/16 të Ligës së Europës ekipin gjerman. Portugezi realizoi të dy golat për skuadrën e tij duke i mohuar kualifikimin Salzburgut 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

ER4lSmTWAAAowCW

Në total, rezultati i të dyja ndeshjeve ëshëtë 3-3, por duke qenë se Eintrahti i Frankfurtit ka shënuar më shumë gola në fushë kundërshtare, fiton të drejtën për të shkuar në raundin tjetër të Ligës së Europës.

Frankfurti përballet në raundin tjetër me Bazelin e Taulant Xhakës pas shortit të hedhur sot.

FT| Salzburg-Eintraht Frankfurt 2-2 (1-1)

Golashënues: Ylmer 10′, Onguene 72’/ Silva 30′, 83′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"