Liga e Europës/ Shqiptarët rikthehen në skenë, sot priten të gjithë në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 9:23

Liga e Europës/ Shqiptarët rikthehen në skenë, sot priten të gjithë në fushë

Napoli do të tentojë sot në 21:00 që në transfertën kundër Real Sociedadit të fshijë humbjen shtëpiake të një jave më parë kundër AZ Alkmarit. Pas pushimit ndaj Beneventos, ekipi i Xhenaro Gatuzos mirëpret në formacion Elseid Hysajn.

HYSAJ

Shqiptari vijon të jetë një nga të besuarit e trajnerit për ndeshjet e rëndësishme, ndaj sot pritet të jetë rregullisht në fushë në sfidën e “San Sebastianit” ku skuadra e tij duhet të fitojë patjetër për të mos kompromentuar ndjeshëm shanset për një kualifikim në turin pasardhës. Në Spanjë mund të debutojë edhe një tjetër shqiptar.

enea mihaj paok

Bëhet fjalë për Enea Mihaj të PAOK-ut që sot në ora 21:00 do të luajë në shtëpinë e Grandës, ekipi që eliminoi Teutën në fazën paraeleminatore të kompeticionit. 22-vjeçari mund të debutojë sot, teksa në ndeshjen e kaluar, e para në grup, kundër Omonias qëndroi për 90 minuta në stol.

KUMBULLA – Pas golit dhe 90 minutave kundër Milanit, Marash Kumbulla pritet të jetë rregullisht në fushë edhe sot kur në “Olimpico” Roma të presë CSKA e Sofies. Ndryshimet e Fonsekës në formacion do të jenë plot pesë, por shqiptari nuk preket dhe do të formojë treshen e prapavijës me Ibanjezin dhe të rikthyerin nga dëmtimi Smolling.

MIlan-Roma-Kumbulla

Pas fitores me gol të Kumbullës 2-1 në fushën e Jang Bojs, verdhekuqtë do të tentojnë një tjetër sukses sot në 21:00 për t’u vendosur në pozita sa më komode në grupin përkatës të Ligës së Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"