Liga e Europës/ Shorti i pamëshirshëm për Milanin, me fat Lacio e Strakoshës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 13:20

Liga e Europës/ Shorti i pamëshirshëm për Milanin, me fat Lacio e Strakoshës

U hodh në Nion të Zvicrës, shorti për fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës. Goglat nuk janë treguar aspak bujuare për Milanin dhe Arsenali, të cilat do të përplasen se bashku që në fazën e 1/16. Me fat Lacio e Strakoshës, e cila ka gjetur, Dinamon e Kievit, kundërshtarin e Skënderbeut në fazën e grupeve.

 

shorti europa league

Short i favorshëm edhe për Dortmundin dhe Atletikon e Madridit. Skuadra gjermane do të ndeshet me austriakët e Salzburgut, ndërsa spanjollët e Simeones, ndaj rusëve të Lokomotivës së Moskës.

Përballjet e fazës së 1/16 të Ligës së Europës: 

Lacio-Dinamo Kiev

Lajpcig-Zenit

Atletiko Madrid- Lokomotiva e Moskës

CSKA-Lion

Marseja-Atletik Bilbao

Sporting Lisbonë- Viktoria Plzen

Borusia Dortmund- Salzburg

Milan-Arsenal

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"