LIGA E EUROPËS / Shënon Uzuni, një tjetër shqiptar shkëlqen për Fenerbahçen. Lacio barazon në Marsejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 23:01

LIGA E EUROPËS / Shënon Uzuni, një tjetër shqiptar shkëlqen për Fenerbahçen. Lacio barazon në Marsejë

Myrto Uzuni ka gjetur përsëri sot rrjetën në arenën ndërkombëtare, duke shënuar golin e tij të dytë në Ligën e Europës me fanellën e Ferencvarosh.

 

europa-league-trophy_146zz840mgbka13bi1mw6wro5q

Sulmuesi shqiptar, si zakonisht titullar me skuadrën hungareze, gjeti golin në pjesën e dytë të ndeshjes, por pa mundur të ndryshonte fatet e sfidës ndaj Sëlltik, pasi skocezët fituan me shifrat 3-2. Gjithsesi, për lojtarin e përfaqësueses ky gol është një tjetër konfirmim i aftësive të tij dhe një tjetër sinjal i qartë për trajnerin Edi Reja që duhet ta shohë si titullar.

Lacio është plotësisht në garë për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Europës, pasi ka ruajtur vendin e dytë në grup me një barazim në fushën e Olimpik Marsejës, Në një ndeshje me shumë episode, ishin francezët që kaluan të parët në avantazh, por pastaj u goditën në shtesën e pjesës së parë dhe në fillimin e të dytës, me golat e Anderson dhe Imobile. Në fund, një gol mes rrëmujës i Paje, bëri që dueli të mbyllej me barazim duke lënë italianët me një avantazh prej një pikë ndaj francezëve në renditjen e grupit.

Sa u përket sfidave të tjera, ra në sy fitoja e thellë 3-0 e Fenerbahçes në fushën e Antverp, me Mërgim Berishën i cili shënoi golin e fundit në portën e belgëve.

REZULTATET 

GRUPI C

Leister-Spartak Moskë 1-1
58′ Amertei / 51′ Moses

ddddddddddddddd

GRUPI D

Antverp-Fenerbahçe 0-3
9′ Jandas, 16′ Majer, 29′ Berisha

dffffd

GRUPI E

Marsejë-Lacio 2-2
33′ (p) Milik, 82′ Paje / 45’+7′ Anderson, 49′ Imobile


sdsdsdsdsdsds

GRUPI F

Crvena Zvezda-Midtjylland 0-1
56′ (ag) Kanga

Braga-Ludogorets 4-2
25′ Al Musrati, 37′ Medeiros, 40′ Galeno, 73′ Gonzalez / 33′ Sotiriu, 79′ Plastun

sdsdsdsdddd

GRUPI G

Bajer Leverkusen-Betis 4-0
42′, 52′ Diabi, 86′ Virtz, 90′ Amiri

Ferencvarosh-Sëlltik 2-3
11′ Zubkov, 86′ Uzuni / 3′ Furuhashi, 23′ Zhota, 60′ Abada

yyyyyyy

GRUPI H

Dinamo Zagreb-Rapid Vjenë 3-1
13′ Petkoviç, 34′ Andriç, 83′ Sutalo / 8′ Knasmulner

ssssssssss

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"