Liga e Europës/ Shënon Berisha, por në fund gëzon Strakosha. Skuadrat vendase nuk falin (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 22:56

Liga e Europës/ Shënon Berisha, por në fund gëzon Strakosha. Skuadrat vendase nuk falin (Video)

U luajtën ditën e sotme 4 takimet e vlefshmë për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Lacio e Thomas Strakoshës mposhti me rezultatin 4-2 austriakët e Salzburg. Në minutën e 30-të, mesfushori shqiptar Valon Berisha gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e 11 metërshit, por në fund ka qenë Strakosha ai që ka gëzuar.

Berisha2

Fitore bindëse edhe për Arsenalin dhe Atletiko Madrid, të cilat kanë hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve. Skuadra angleze e drejtuar nga Arsen Venger mposhti CSKA e Moskës me rezultatin 4-1 ndërsa Atletiko e Simeones triumfoi në shtëpi ndaj Sportingut 2-0. Në sfidën tjetër atë mes Lajpcigut dhe Marsejës, gjermanët fituan me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Verner.

europa lige

Lacio-Salzburg 4-2

Luliç 8′, Parolo 49′, Anderson 74′, 76′ / Berisha 29′ (p), Minamino 71′

 Atletiko Madrid-Sporting Lisbonë 2-0

Koke 1′, Grizman 40′

 Arsenal-CSKA Moskë 4-1

Ramsej 9′, 28′, Lakazet  23′ , 35′

Lajpcig-Marsejë 1-0
Verner 45+1′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"