Liga e Europës/ Roma dhe Junajtid barazojnë në transfertë, Uolves mposht Beshiktashin. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 20:53

Liga e Europës/ Roma dhe Junajtid barazojnë në transfertë, Uolves mposht Beshiktashin. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

U luajtën në orën 18:55, 11 sfidat e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës teksa nuk munguan rezultatet surprizë. Mançester Junajtid dhe Roma, që bëjnë pjesë në skuadrat pretendente për ta fituar këtë trofe, nuk shkuan më shumë se barazimi, në përballjet e sotme.

europa league

Skuadra e Solskjaer barazoi pa gola ndaj holandezëve të Alkmar, ndërkohë që Roma nuk shkoi më shumë se rezultati 1-1 në transfertë ndaj austriakëve të Volfsberger. Ndërkohë Porto i ka zhgënjyer të gjithë, duke u mposhtur me rezultatin 2-0 nga Feinordi.

REZULTATET LIVE:

Jang Bojs-Rejnxhërs 2-1

Fejnord-Porto 2-0

CSKA Moskë-Espanjol 0-2

Ferencvaraosh-Ludogorets 0-3

Sant Etien-Volfsburg 1-1

Oleksandria-Gent 1-1

Bashakshehir-Gladbah 1-1

Volfsberger-Roma 1-1

Liendl 51′ / Spinacola 27′ 

Beshiktash-Uolves 0-1

Braga-S. Bratislava 2-2

AZ Alkmar-Man. Junajtid 0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"