Liga e Europës/ Rejnxhërsi përmbysje dramatike me Kamberin në fushë, Arsenali dhe Roma nuk falin. Ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 22:59

Liga e Europës/ Rejnxhërsi përmbysje dramatike me Kamberin në fushë, Arsenali dhe Roma nuk falin. Ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

U luajtën në orën 21:00, tetë sfidat e mbrëmjes së vlefshme për fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës, ku nuk munguan rezultatet surprizë, teksa u shënuan 22 gola në total.

Liga e Europes

Ditë me fat për futbollistët shqiptarë. Rejnxhersi i Florian Kamberit, arriti një fitore dramatike ndaj Bragës. Skocezët ishin duke u mposhtur me rezultatin 0-2, ndërkohë që në pak minuta, arritën të përmbysnin gjithçka, duke triumfuar me rezultatin 3-2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 68-të, kur skuadra e tij po humbiste me rezultatin 1-2, teksa futja e tij në lojë, ndryshoi sfidën.

Një fitore tepër e rëndësishme edhe për Bazelin ndaj qipriotëve të APOEL-it. Skuadra zvicerane arriti të triumfonte në transfertë me rezultatin e pastër 0-3. Taulant Xhaka ishte titullar në këtë përballje, duke u aktivizuar 90 minuta, ndërkohë që 2 shqiptarët e tjerë, Ademi dhe Bunjaku, u aktivizuan në pjesën e dytë.

Për sa i përket përballjeve të tjera, Roma dhe Arsenali arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0, ndërkohë që nuk falën në shtëpi as Uolves, Bajern Leverkuzen. Ja të gjitha rezultatet dhe golat:

REJNXHËRS – BRAGA 3-2

Haxhi 67′, 82′, Aribo 76′ / Fransergio 11, Ruiz 59′ 

APOEL – BAZEL 0-3

Petreta 16′, Stoker 54′, Arthur 66′  

ROMA – GENT 1-0

Perez 13′ 

AZ ALKMAR – LASK 1-1

Kopmeiners 86′ (p) / Raguz 26′ 

OLIMPIAKOS-ARSENAL 0-1

Lakazet 81′ 

VOLFSBURG-MALMO 2-1

Brekalo 49′, Mehmedi 62′  / Thelin 47′ (p)

BAJER LEVERKUSEN-PORTO 2-1

Alario 29′, Havertz 57′  / Luis Diaz 73′ 

ULVERUEMPTON-ESPANJOL 4-0

Jota 15′, 67′, 81′ , Neves 52′,  

FORMACIONET ZYRTARE:

– REJNXHËRS-BRAGA

1

-APOEL- BAZEL

11

-ROMA –GENT

2

-AZ ALKMAR-LASK

3

-OLIMPIAKOS-ARSENAL

4

-VOLFSBURG-MALMO

10
-BAJER LEVERKUSEN-PORTO

6

– ULVERUEMPTON-ESPANJOL

7

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"