Liga e Europës/ Përfundojnë 6 takimet e fundit, mësoni ekipet e kualifikuara (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 22:39

Liga e Europës/ Përfundojnë 6 takimet e fundit, mësoni ekipet e kualifikuara (Video)

U luajtën 6 takimet e fundit të turit të 1/16-ve ku u mësuan edhe emrat e 6 skuadrave që kaluan më tej në 1/8. Milan, Arsenal, Borusia Dortmund, Atletiko Bilbao, Marseja dhe Salzburg janë 6 skuadra e kualifikuara për në raundin tjetër. Kujtojmë që ditën e djeshme siguroi kualifikimin e CSKA e Moskës, që mposhti Cervenën e Zvezdës me rezultatin 1-0.

europa lige

Fund i hidhur për Atalantën e Etrit Berishës, e cila deri në minutën e 83-të ishte shumë pranë kualifikimit, teksa po udhëheqte 1-0. Goli i Shmelzer e ka gjunjëzuar skuadrën bergameske, e cila e pa vetën jashtë Ligës së Europës.

berisha

Milani i Gatuzos, pavarësisht fitores 0-3 në sfidën e parë, nuk ka faluar as në takimin e kthimit në shtëpi, teksa ka triumfuar me ndaj Ludogorets 1-0, falë golit të Fabio Borinit.

Borini

Nuk ka bërë të njëjtën gjë Arsenali, edhe skuadra e Vengerit e fitoi takimin e parë me rezultatin 0-3, ndërsa sot çedoi në shtëpi duke u mposhtur 1-2 nga modestët e Ostersund.

Berisha

Protagonist në përballjet e orës 21:05, ka qenë mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, i cili ka shënuar gol vendimtar për austriakët e Salzburgut, duke iu dhuruar kualifikimin përballe Sosiedadit.

Më poshtë mund të ndiqni të gjitha rezultatet dhe golat e ndeshjeve të orës 21:05:

Milan-Ludogorets 1-0

Borini 21′

Atalanta-Dortmund 1-1

Toloi 11′ / Shmelzer 83′ 

Arsenal-Ostersund 1-2

Kolashinaç 47′ / Aiesh 22′, Sema 24′ 

Atletiko Bilbao-Spartaku i Moskës 1-2

Etxeita 57′ / Luis Adriano 44′, Malgarejo

Braga-Marsejë 1-0

Horta 31′

Salzburg-Real Sosiedad 2-1

Dabur 10′, Berisha 73′ (p) / Navas 28′

GOLI I VALON BERISHËS: 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"