LIGA E EUROPËS / Pas Gjimshitit, një ukrainas bëhet heroi i Atalantës. Lacio e mbyll që në këtë tur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2022 | 20:45

LIGA E EUROPËS / Pas Gjimshitit, një ukrainas bëhet heroi i Atalantës. Lacio e mbyll që në këtë tur

Ndeshjet e para të darkës në Ligën e Europës kanë zbuluar emrat e katër skuadrave të para të cilat vazhdojnë në turin tjetër të turneut.

 

europa-league-trophy_146zz840mgbka13bi1mw6wro5q

Atalanta ka siguruar kualifikimin me një fitore bindëse 3-0 ndaj Olimpiakosit në fushën e këtij të fundit. Nëse Gjimshiti ishte heroi i ndeshjes së parë me dy golat e tij, sot heroi ishte Ruslan Malinovski i cili shënoi dy herë në portën e grekëve.

Surpriza e mbrëmjes ishte Lajpcigu, i cili fitoi 3-1 në transfertë ndaj Real Sociedad duke eliminuar këtë të fundit. Ndërsa Lacio nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Portos, duke dalë nga turneu pas humbjes 2-1 në sfidën e parë në transfertë.

REZULTATET

Olimpiakos-Atalanta 0-3 (1-2)
40′ Maehle,  67′, 69′ Malinovski 

Dinamo Zagreb-Sevilja 1-0 (1-3)
65′ Orsiç

Real Sociedad-Lajpcig 1-3 (2-2)
67′ Zubimendi / 39′ Orban, 59′ A. Silva, 88′ (p) Saborit

Lacio-Porto 2-2 (1-2)
19′ Imobile, 90’+5′ Kataldi / 31′ (p) Taremi, 68′ Uribe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"