Liga e Europës / Pak “tiki-taka në barazimin e Barcelonës, katalanasit nuk bindin. Mësoni rezultatet e mbrëmjes (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2022 | 23:03

Liga e Europës / Pak “tiki-taka në barazimin e Barcelonës, katalanasit nuk bindin. Mësoni rezultatet e mbrëmjes (VIDEO)

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Eintraht Frankfurt në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës. Një paraqitje me dritëhije për skuadrën e drejtuar nga Çavi Hernandez, edhe pse shënoi një gol që kujtoi “tiki-taka” të viteve të arta..

EUROPA LIGE

 

Në pjesën e parë ishte ekipi I Eintraht i cili dominoi duelin, duke krijuar raste dhe duke iu afruar disa herë golit, teksa iu mohua një penallti pas rishikimit të pamjeve me VAR. Por në fillimin e pjesës së dytë, Knauf lëshoi një predhë të pakapshme për të kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Goli zgjoi disi Barcelonën që provoi të vinte në vështirësi vendasit dhe ia doli të tundte rrjetën me Ferran Torres pas një aksioni spektakolar. Por kjo ishte shumë pak për të siguruar një fitore në këtë sfidë, ku vendasit u shfaqën përsëri rrezikshëm edhe kur mbeten me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Tuta.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të darkës, Braga ka marrë një avantazh minimal përballë Rejnxhërs. Kurse Uest Hem dhe Olimpik Lion janë ndarë në paqe pas barazimit 1-1, ku anglezët luajtën me 10 lojtarë të gjithë pjesën e dytë.

REZULATET

FRANKFURT 1–1 BARCELONA
48′ Knauf / 66′ Torres

UEST HEM 1–1 LION
53′ Bouen / 66′ Ndombele

BRAGA 1-0 REJNXHËRS
40′ Ruiz

FORMACIONET ZYRTARE:

FRANKFURT – BARCELONA

barca

UEST HEM – LION

uest ham

BRAGA – REJNXHËRS

braga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"