Liga e Europës/ Mesfushori shqiptar bën “heroin” tek AEK, mposhtet Hysaj dhe Strakosha (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 23:12

Liga e Europës/ Mesfushori shqiptar bën “heroin” tek AEK, mposhtet Hysaj dhe Strakosha (Video)

U luajtën në orën 21:05, 7 takimet e vlefshme për fazën e 1/16 të Europa Ligës. Mesfushori i Kombëtares Astrit Ajdareviç, u rikthye me gol pas dëmtimit. Shqiptari u hodh në fushë në minutën e 79-të, ndërsa në të 80-tën realizoi golin e barazimit për AEK-un në sfidën ndaj Dinamos së Kievit, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

aJDAREVIC555

 

Mbrëmje e errët për skuadrën e Elseid Hysajt dhe Thomas Strakoshës. Napoli i mbrojtësit shkodran, shkoi teksa u mposht në shtëpi nga gjermanët e Lajpcig me rezultatin 1-3. Humbje delikate edhe për Lacion e Strakoshës, e cila u mposht nga Steua e Bukureshitit me rezultatin 1-0.

liga e europes

 

Më poshtë keni rezultatet e të gjitha sfidave të zhvilluara në orën 21:05:

REZULTATET  ORA 21:05

AEK-Dinamo Kiev 1-1

Ajdareviç 80′ / Tsiganov 19′

Sëlltik-Zenit 1-0

Mek Gregor 78′

Kopenhagë-Atletiko Madrid 1-4

Fisher 15′ / Saul 21′, Gameiro 37′ , Grizman 71′, Vitolo 77′ 

Steaua Bukuresht-Lacio 1-0

Gnoher 29′


Napoli-Lajpcig 1-3

Ounas 52′ / Verner 61′, 90+3′, Bruma 74′

Olimpik Lion-Vijareal 3-1

Ndombele 46′, Fekir 49′ , Depaj 82’/ Fornals 63′

Partizan Beograd-Plzen 1-1

Tavamba 57′ / Reznik 81′

Milan

Ndërkohë përfunduan 7 takimet e orë 19:00 të vlefshme për raundin e 1/16 të Ligës së Europës. Atalanta e Etrit Berishës u mposht nga Dortmundi me rezutatin 3-2. Ndërsa Milani dhe Arsenali hipotekuan kualifikimin që në sfidën e parë duke fituar nga 0-3 në transfertë.

Dortmund

Sot gjeti rrugën e rrjetës edhe mesfushori Adnan Januzaj i cili shënoi golin e dytë për Sosiedadin në barazimin 2-2. Më poshtë keni rezultatet dhe golat e të gjitha sfidave të zhvilluara në orën 19:00.

REZULTATET ORA 19:00

 Dortmund-Atalanta 3-2

Shyrrle 31′ , Barshuai 65′, 90+1’/ Iliçiç 51′, 56′

Ludogorets-Milan 0-3

Kutrone 45′, Rodriguez 62′ (P), Borini 90+2

 Marsejë-Braga 3-0

Germain 4′, 69′, Thauvin 74′

 Nisë-Lokomotiva e Moskës 2-3

Baloteli 4′, 28′ (p) / Fernandes 45′, 69′

Ostersund-Arsenal 0-3

Monreal 13′, Papajanopulos 24′, Ozil 59′

Real Sosiedad-Salzburg 2-2

Odriozola 57′, Januzaj / Ojarzabal (a) 27′, Minamito 90+4

Spartaku i Moskës- Atletiko Bilbao 1-3

Aduriz 22′, 39′, Riko 45′

Të përfunduara

Astana-Sporting Lisbonë 1-3

Crvena Zvezda-CSKA Moskë 0-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"