Liga e Europës/ Mbyllet akti i parë i 1/16-ave, Napoli bie në Granada. Rejnxhërs triumfon me shpirt të paepur në Belgjikë, ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 23:49

Liga e Europës/ Mbyllet akti i parë i 1/16-ave, Napoli bie në Granada. Rejnxhërs triumfon me shpirt të paepur në Belgjikë, ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

Përfunduan të gjitha ndeshjet e aktit të parë të fazës së 1/16-ave të Ligës së Europës. Në 7 sfidat e orës 21:00 u realizuan plot 24 gola. Në sy bie triumfi i Granadas 2-0 ndaj Napolit në Spanjë. Një betejë e paepur ishte ajo mes Antverpit dhe Glasgou Rejnxhërsit, e cila prodhoi 7 gola. Skocezët mundën të përmbysnin takimin në 7 minutat e fundit nga 3-2 në 3-4.

5f81be85d28cd17eb2fb56ca3d2b8422o2

Arsenali, njëri prej pretendetëve për të fituar kompeticionin, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Romë kundër Benfikës. Ajaksi fitoi me jo pak vështirësi ndaj Lilës, duke relizuar dy herë brenda dy minutave nga fundi i takimit.

Nuk gabojnë as Vijareali me Shakhtar Donetskun. Spanjollët dhe ukrainasit mposhtën me të njëjtin rezultatin (0-2) Salzburgun dhe Makabi Tel Avivin. Një sfidë spektakolare ishte dhe Molde-Hofenhaim, e cila përfundoi me 6 gola pa fitues.

16 skuadrat që do të vazhdojnë garën do të përcaktohen javën e ardhshme në sfidat e kthimit në 24-25 shkurt.

REZULTATET DHE GOLAT 

FT| ANTVERP-REJNXHËRS 3-4
Golashënuesit:
Averati 45′, Refaelov 45’+8, Honga 66’/ Aribo 38′, Barisiç 59′ (p), 90′ (p),  Kent 83′

 

 

 



ANTVERP

FT| BENFIKA-ARSENAL 1-1
Golashënuesit:
Pici 55′ (p)/  Saka 57′



333333333333333333333333

FT| GRANADA-NAPOLI 2-0
Golat:
Herrera 19′, Kenedi 21′


1111111111111111

FT| LILË-AJAKS 1-2
Golashënuesit:
Ueah 72’/ Tadiç 87′ (p), Brobei 89′ 


2222222222222222

FT| MAKABI TEL AVIV-SHAKHTAR DONETSK 0-2
Golashënuesit:
Patrik 31′, Martin 90′


44444444444444444444444

FT| MOLDE-HOFENHAIM 3-3
Golat:
Elingsen 41′, Andersen 70′, Fofana74′ / Dabur 8′, 28′ Baumgartner 45′


7777777777777

FT| SALZBURG-VILAREAL 0-2
Golashënuesit:
Alkaser 41′, Fer Nino 71′


55555555555555555555

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"