LIGA E EUROPËS / Legia e Muçit reziston 70 minuta ndaj Napolit, pretendentët bëjnë ligjin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 22:59

LIGA E EUROPËS / Legia e Muçit reziston 70 minuta ndaj Napolit, pretendentët bëjnë ligjin

Duelet e darkës në Ligën e Europës kanë konfirmuar se në këtë aktivitet, skuadrat kryesore po e marrin seriozisht garën dhe duan që të ecin sa më shumë, pse jo, të fitojnë turneun.

Europa-League-live-Round-of-32-second-leg-matches

Këtë e tregoi Napoli që bëri pak lëvizje në formacion për të mundur me shifrat 3-0 Legian. Skuadra polake, në radhët e të cilës ishte titullar Ernest Muçi, dhuroi një paraqitje të mirë edhe pse duke menduar thuajse gjithmonë vetëm për mbrojtjen, me lojtarin shqiptar i cili në dy raste largoi topin nga zona. Por taktika rezultoi e suksesshme deri në minutën e 70, kur Insinje gjeti golin e parë për vendasit.

Më pas u bë e thjeshtë për italianët që shfrytëzuan gabimet e njëpasnjëshme të miqve për të shënuar përsëri me Osimhen dhe Politanon e siguruar kreun e grupit.

REZULTATET 

GRUPI A
Sparta Pragë-Lion 3-4
4′, 19′ Haraslin, 90’+6′ Krejci / 42′, 88′ Ekambi, 53′ Auar, 68′ Pakueta

Rejnxhërs-Brondbi 2-0
19′ Balogun, 30′ Ruf

GRUPI B
PSV-Monako 1-2
59′ Gakpo / 20′ Boadu, 89′ Diop

Shturm Graz-Real Sociedad 0-1
69′ Isak

Grupi C
Napoli-Legia 3-0
76′ Insinje, 80′ Osimhen, 90’+4′ Politano

GRUPI D
Eintraht Frankfurt-Olimpiakos 3-1
28′ (p) Borre, 45’+1′ Ture, 59′ Kamada / 30′ (p) El Arabi

GRUPI E
Lokomotiv Moskë-Gallatasaraj 0-1
82′ Akturkoglu

GRUPI H
Uest Hem-Genk 3-0
45’+1′ Douson, 57′ Diop, 59′ Bouen

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"