LIGA E EUROPËS/ Lacio vuan pa Strakoshën, Binaku dhe Grezda festojnë nga stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2018 | 23:03

LIGA E EUROPËS/ Lacio vuan pa Strakoshën, Binaku dhe Grezda festojnë nga stoli

U luajtën mbrëmjen e sotme përballjet e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës. Në sfidat e orës 18:55, spikasin fitoret e Milanit dhe Arsenalit, 2 emra të mëdhenj të futbollit Europian. Kuqezinjtë triumfuan ndaj Olimpiakosit me përmbysje, ndërsa Arsenali mposhti pastër Karabakun e Ansi Agollit, i cili ishte titullar në këtë përballje.

europa league

Lumë golash në sfidat e orës 21:00, ku e vetmja përballje me 1 gol ishte ajo mes Çelsit dhe Videotonit. Bluve të Londrës iu mjaftoi vetëm goli i Moratës në minutën e 70-të.

Lacio u mposht me rezultatin 4-1 ndaj skuadrës gjermane Entrakt Franfurt. Strakosha u la pushim nga trajneri në këtë takim. Në sfidat e tjera, Malmo e mbrojtësit të Kombëtares, Binaku dhe Rejnxhersi i Grezdës triumfuan në shtëpi. Të dy futbollistët e Kombëtares e ndoqën ndeshjen nga stoli. Më poshtë rezultatet e të gjitha takimeve.

REZULTATET :

Apollon – Marsejë 1-2

BATE – PAOK 1-4

Çelsi – MOL Vidi 1-0

Morata 70′

Frankfurt – Lacio 4-1

Joviç 52′ 

Kostiç 28′

Parolo 23′ 

Da Kosta 4′ 

Jablonek – Dinamo Kiev 2-2

Krasnodar – Sevija 2-1

Malmo – Beshiktash 2-0

Rejnxhërs – Rapidi i Vienës 3-1

Morelos 44′ / Veton Berisha 42′

Sarpsbrog – Genk 3-1

Spartaku i Moskës – Vijareal 3-3

Standarti i Liezhës – Akhisar Genklik 2-1

Sfidat e orës 18:55

Milan – Olimipakos 3-1

79′ Kutrone

76′ Higuain

70′ Kutrone

14′ Gurrero 

Anderleht – Dinamo e Zagrebit 0-2

Bajer Leverkusen – Larnaca 4-2

Betis – Dudelonzh 3-0

Bordo – Kopenhagen 1-2

Fenebahçe – Trnava 2-0

Karabag – Arsenal 0-3

Sokratis 4′, Smith-Roue 53′, Guendouzi 80′ 

Rosenborg – Lajpcig 1-3

Salcburg – Selltik 3-1

Vorskal Potlava – Sporting 1-2

Zenit – Slavia e Pragës 1-0

Zyrih – Ludogorets 1-0

Astana – Renes 2-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"