Liga e Europës/ Lacio e katranos ndaj Sëlltikut, Sinani i shënon dopietë Sevijas. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 20:55

Bota LAJMI KRYESOR Të fundit Video

Liga e Europës/ Lacio e katranos ndaj Sëlltikut, Sinani i shënon dopietë Sevijas. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

U luajtën në orën 18:55, 11 sfidat e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës, ku nuk munguan rezultatet surprizë. Lacio e Thomas Strakoshës u mposht me përmbysje nga Sëlltiku, duke zbehur shanset për kalimin e grupit.

europa league

Në sfidat e tjera, futbollisti me origjinë shqiptare, Danel Sinani ka realizuar dopietë në portën e Sevijës, teksa skuadra e tij Dudelanzh u mposht me rezultatin 2-5.

Fitore me mjaft vlerë në shtëpi edhe për Bazelin e Taulant Xhakës dhe Edon Zhegrovës, që mposhti 2-1 Getafen. Më poshtë mund të ndiqni të gjitha rezultatet dhe golashënuesit:

REZULTATET:

APOEL – KARABAK 2-1

Lukas 59′, Ioanu 88′  / Medvedev 10′ 

BAZEL – GETAFE 2-1

Arthur 8′, Frei 60′  / Mata 45′ (p)

KLUZH – REN 1-0

Rondon 87′ 

DUDELANZH – SEVIJA 2-5

Sinani 69′, 80′ / Dabur 17′, 36′ , El Hadadi 27′, 33′, 67′ 

GOLAT E SINANIT: 



KOPENHAGEN – DINAMO KIEV 1-1

Stage 4′ / Verbiç 70′ 

KRASNODAR – TRABZONSPOR  3-1

Asan 27′ (autogol), Fernandes 35′, Ignatjev 90+3′  / Nuakaeme 90+5

LASK – PSV 4-1

Ranftl 56′, Frieser 60′, Klaus 78′, 82′  / Shuab 4 ‘ (p)

LACIO-SËLLTIK  1-2

Imobile 8′  / Forrest 38′ , Ntçam 90+5′ 

LUGANO – MALMO 0-0

ROSENBORG – SPORTING 0-2

Koates 16′, B.Fernandes 38′  

STANDARD LIEZH – AJNTRAKT FRANKFURT 2-1

Vanheusden 56′, Lestien 90+4 / Kostiç 65′

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com