VIDEO / Kutrone shpëton nderin e Milanit në fund, Atalanta nuk thyhet as në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 23:01

VIDEO / Kutrone shpëton nderin e Milanit në fund, Atalanta nuk thyhet as në Francë

Milani ka zhvilluar një ndeshje me fund dramatik mbrëmjen e sotme në Ligën e Europës. Kuqezinjtë arritën të mposhtin Rijekën në shtëpi vetëm në minutën e 4-t shtesë falë golit të talentit Kutrone.

milan

Silva kaloi Milanin në avantazh në minutën e 14, ndërsa Muzakio dyfishoi epërsinë në të 53-tën. Akosti rihapi ndeshjen në minutën e 84-t, ndërsa Elez në të 90-n me penallti barazoi rezultatin duke krijuar idenë e një rezultati shokues, i cili nuk zgjati më shumë se 4 minuta.

Atalanta vazhdon të tregohet një kockë e fortë teksa ia doli të marrë një pikë në transfertë ndaj Lionit. Goli i Traore në minutën e 45-të nuk u mjaftoi francezëve pasi Gomez barazoi rezultatin në të 57-n.

Hofenhajmi vazhdon të tregojë se nuk ka eksperiencë në kompeticionet europiane, teksa pësoi një humbjë 2-1 me përmbysje në Bullgari përballë Ludogoretsit. Ostersundsi suedez vazhdon të mahnitë Europën duke mposhtur 1-0 Hertën e Berlinit. Nisa fitoi 3-0 ndaj Viteses, ndërsa Zeniti mposhti 3-1 Real Sociedadin.

REZULTATET

Grupi A

Makabi Tel Aviv-Vijareal 0-0

Astana-Sllavia Praga 1-1
42′ Tomasov / 18′ Ngadu-Ngaxhui

Grupi B

Partizan Beograd-Dinamo Kiev 2-3
Ozegoviç 34′, Tavamba 42′ / Moraesh 54′ (11-m), 84′, Bujalski 68′

Skënderbeu-Jang Bojs 1-1
Soue 65′ / Asale 72′

Grupi C

Ludogorets-Hofenhajm 2-1
Diakov 46′, Lukoki 72′ / Kaderabek 2′

Sporting Braga-İstanbul Bashakshehir 2-1
Hasan 26′, Franserxhio 90′ / Belozoglu 28′

Grupi D

AEK Athinë-Austria Vjenë 2-2
Livaja 29′, 90′ / Monshein 44′, Tajouri 49′

Milan-Rijeka 3-2
Silva 15′, Muzakio 53′, Kutrone 90+4′ / Akosti 85′, Elez 89′ (11-m)

Grupi E

Olimpik Lion-Atalanta 1-1
Traore 45′ / Gomez 57′

Everton-Apollon 2-2
Runi 21′, Vlasiç 66′ / Adrian 13′, Juste 88′

Grupi F

Lokomotiv Moskë-Zlin 3-0
Fernandes 2′ (11-m), 6′, 17′

Sherif Tiraspol-Kopenhagë 0-0

Grupi G

Viktoria Plzen-Hapoel Ber Sheva 3-1
30′ Petrzela, 76′ Kopic, 90′ Bakos / 69″ Nuakaeme

Lugano-FCSB 1-2
14′ Botani / 57′ Budesku, 64′ Maranhao

Grupi H

Këln-Crvena Zvezda 0-1
30′ Boakie

BATE Borisov-Arsenal 2-4
28′ Ivanic, 67′ Gojdercuk / 10′, 22′ Uollkot, 26′ Holding, 49′ (p) Zhiru

Grupi I

Salcburg-Olimpik Marsejë 1-0
73′ Dabur

Koniaspor-Vitoria Gimaraesh 2-1
24′ Araz, 48′ Miloshevic / 75′ Hurtado

Grupi J

Atletik Bilbao-Zoria 0-1
26′ Lunev

Ostersunds-Herta Berlin 1-0
22′ (p) Nuri

Grupi K

Lacio-Zulte Varegem 2-0
18′ Kaicedo, 90′ Imobile

Nicë-Vitese 3-0 (u ndërpre për 15 minuta pasi në stadium u fikën dritat)
16′, 81′ Plea, 45′ Sent-Maksim

nica

Grupi L

Rosenborg-Vardar 3-1
24′ (p) Bendtner, 56′ Konradsen, 68′ Hedenshtad / 90’+1′ Felipe

Zenit-Real Sociedad 3-1
6′ Rigoni, 24′, 61′ Kokorin / 42′ Jorente

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"