Liga e Europës / Kualifikohen të mëdhenjtë, Grezda kalon PSV-në. Abrashi eliminohet në Slloveni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2017 | 0:37

Liga e Europës / Kualifikohen të mëdhenjtë, Grezda kalon PSV-në. Abrashi eliminohet në Slloveni

U luajtën sot ndeshjet e kthimit të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës. Skuadrat e mëdha si Milan, Everton, Zenit, Atletik Bilbao apo Marsejë arritën të siguronin kalimin për në fazën e “play off”-it.

liga e europes

Ndërkohë surprizën e madhe e bëri Osijeku i Eros Grezdës dhe Muzafer Ejupit duke eliminuar holandezët e PSV-së. Pas fitores 0-1 një javë më parë në Holandë, kroatët përsëritën të njëjtin rezultat edhe sot duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-0. Grezda e filloi takimi si titullar dhe qëndroi në fushë për 90 minuta.

Është mbyllur shumë shpejt aventura e Frajburgut të Amir Abrashit në Ligën e Europës. Gjermanët edhe pse kishin fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Domzhales, nuk arritën ta ruanin atë mbrëmjen e sotme në Slloveni duke u mposhtur 2-0. Mesfushori shqiptar ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Kristi Qose u aktivizua sërish për 90 minuta të plota ndaj Evertoni, por skuadra e tij Ruzomberok u mposht edhe në Sllovaki me rezultatin 0-1, po aq sa në ndeshjen e parë në Angli.

Hajduku i Splitit ku luan Hysen Memolla u kualifikua për më tej ndaj danezëve të Brondbit. Kroatët fituan 2-0 në shtëpi, ndërkohë që ndeshja e parë u mbyll 0-0. Memolla qëndroi në fushë për 90 minuta dhe dha asistin e golit të parë në minutën e 59.

LIGA E EUROPËS – TURI I TRETË KUALIFIKUES

Sion – Suduva 1-1 (0-3)

AEL Limasol – Austria Vjenë 1-2 (0-0)

Dinamo Minsk – AEK Larnaka 1-1 (0-2)

Shkëndija Tetovë – Trakai 3-0 (1-2)

Od – Dinamo Zagreb 0-0 (1-2)

Apollon Limasol – Aberdin 2-0 (1-2)

Gabala – Panathinaikos 1-2 (0-1)

Oleksandrija – Astra 1-0 (0-0)

Sparta Pragë – Crvena Zvezda 0-1 (0-2)

Videoton – Bordo 1-0 (1-2)

Zenit Shën Petersburg – Jehuda 0-1 (2-0)

Fenerbahçe – Shturm Grac 1-1 (2-1)

Fola Esh – Ostersunds 1-2 (0-1)

Lingbi – Krasnodar 1-3 (1-2)

Maritimo – Botev Plovdiv 2-0 (0-0)

PAOK – Olimpik Donjeck 2-0 (1-1)

Skënderbeu – Mllada Boleslav 2-1 (4-2 me penallti) (1-2)

Leh Poznan – Utreht 2-2 (0-0)

Altak – Gent 3-1 (1-1)

Hajduk Split – Brondbi 2-0 (0-0)

Midtjillend – Arka Gdynia 2-1 (2-3)

Milan – Kraiova 2-0 (1-0)

Atletik Bilbao – Dinamo Bukuresht 3-0 (1-1)

Ostende – Marsejë 0-0 (2-4)

Osijek – PSV 1-0 (1-0)

Ruzomberok – Everton 0-1 (0-1)

Panionios – Makabi Tel-Aviv 0-1 (0-1)

Domzhale – Frajburg 2-0 (0-1)

Braga – AIK 2-1 (pas kohës shtesë) (1-1)

*** Në kllapa () rezultati i ndeshjeve të para ***

*** Me të zezë skuadrat e kualifikuara ***

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"