Liga e Europës/ Kualifikohen Sevija dhe Shakhtar Donjetsk, Inter dhe Junajtid mësojnë kundërshtarët në gjysmëfinale (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 23:02

Liga e Europës/ Kualifikohen Sevija dhe Shakhtar Donjetsk, Inter dhe Junajtid mësojnë kundërshtarët në gjysmëfinale (VIDEO)

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Europës, ku u përcaktuan edhe 2 skuadrat që do të përballen me Interin dhe Mançesterin në gjysmënfinale.

Liga e Europes

Shakhtar Donjetsk, mposhti me rezultatin 4-1 Bazelin e Taulant Xhakës, në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra ukrainase.

Vlen të theksohet se mesfushori i Kombëtares, la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 60-të. Ndërkohë në sfidën tjetër, Sevija eliminoi Uolvesin, me rezultatin 0-1, falë golit të Okampos, duke kaluar më tej. Inter-Shakhtar Donjetsk dhe Mançester Junajtid – Sevija do të jenë 2 sfidat gjysmëfinale të Ligës së Europës.

REZULTATET LIVE: 

SHAKHTAR DONJETSK – BAZEL 4-1

Moraesh 2′, Taison 22′ , Alan Patrik 75′ (p), Dodo 88; / Van Volfsvinkel 90+2 

Shakhtar

UOLVES – SEVIJA 0-1

Okampos 88′

 

sEVIJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"