LIGA E EUROPËS / Eliminim me turp për Barcelonën, një ndeshje u mbyll me shtesa (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 23:01

LIGA E EUROPËS / Eliminim me turp për Barcelonën, një ndeshje u mbyll me shtesa (VIDEO)

Barcelona, favoritja kryesore për të fituar Ligën e Europës, ka dalë sot në mënyrë të papritur nga turneu në çerekfinale me një humbje të turpshme 2-3 në Kamp Nou përballë Eintraht Frankfurt.

europa-league-trophy_146zz840mgbka13bi1mw6wro5q

Skuadra e Çavi Hernandez kishte barazuar 1-1 në transfertë dhe mendohej se në fushën e saj do ta kishte shumë të thjeshtë, por nuk ka ndodhur kështu, pasi ekipi ka lënë shumë për të dëshiruar ne lojën e tij, edhe për faktin se pësoi gol që në minutat e parë me penalltinë e Kostiç. Katalanasit u munduan të sulmonin por e kishin të vështirë të krijonin raste para portës së Trap, teksa me një kundërsulm të shpejtë erdhi edhe goli i dytë me anë të Borre i cili ngriu Ter Shtegen me një gjuajtje nga distanca.

Eintraht humbi disa mundësi të tjera shënimi derisa gjeti përsëri golin me Kostiç, duke i vënë praktikisht vulën kualifikimit. Vendasit u munduan në mënyrë të dëshpëruar të hapnin përsëri duelin, por goli i Buskets erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e sfidës që çoi Eintrahtin në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, ashtu si penalltia e Depaj në minutën e 101-të që thjesht bëri humbjen më të ngushtë.

Ndërkohë, Uest Hem i ka dhënë një leksion të mirëfilltë Olimpik Lionit në fushën e këtij të fundit, duke e mposhtur me shifrat 3-0 në transfertë, për të prerë biletën për më tej në turne, pas barazimit 1-1 në sfidën e parë.

Kurse sfida mes Rejnxhërs dhe Bragës u desh të shkonte me shtesa, pasi fitorja 1-0 e portugezëve në sfidën e parë u zhvlerësua nga ajo 2-1 e skocezëve në fushën e tyre gjatë 90 minutave.

REZULTATET 

BARCELONA-EINTRAHT FRANKFURT 2-3
90’+1′ Buskets, 90’+11′ (p) Depaj / 4′ (p), 67′ Kostiç, 37′ Borre

OLIMPIK LION-UEST HEM 0-3
38′ Dauson, 44′ Rajs, 48′ Bouen

REJNXHËRS-BRAGA 3-1
2′, 43′ (p) Tavernier, 101′ Ruf / 83′ Karmo

FORMACIONET ZYRTARE

BARCELONA-EINTRAHT FRANKFURT

bar

OLIMPIK LION-UEST HEM

lio

REJNXHËRS-BRAGA

rejk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"