LIGA E EUROPËS DHE LIGA E KONFERENCËS/ Fejnordi hakmerret ndaj Romës për finalen e Tiranës, ndalet edhe Uest Hem (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2023 | 20:45

LIGA E EUROPËS DHE LIGA E KONFERENCËS/ Fejnordi hakmerret ndaj Romës për finalen e Tiranës, ndalet edhe Uest Hem (VIDEO)

Fejnord ka bërë një hakmarrje të vogël përballë Romës për finalen e Ligës së Konferencës që humbi përballë italianëve në Tiranë. Këtë herë, përballja ishte në Ligën e Europës dhe ishte ndeshja e parë e çerekfinaleve të turneut mes dy ekipeve.

europa konference

Roma krijoi raste por humbi penallti në pjesën e parë teksa u godit nga vendasit në të dytën në sfidën që u mbyll me shifrat 1-0 për holandezët që do të tentojnë të administrojnë avantazhin në ndeshjen e kthimit në kryeqytetin italian.

Ndërkohë, në L:igën e Konferencës, Uest Hem nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Gent, ndonëse ishte i pari në avantazh.

LIGA E EUROPËS
FEJNORD-ROMA 1-0
53′ Vifer

GOLI I VIFRR

PELEGRINI HUMB PENALLTI

LIGA E KONFERENCËS
GENT-UEST HEM 1-1
57′ Kyjpers / 45’+3′ Ings

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"